• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

NJË PROGRAM PËR TEPRICAT E VAJIT TË ULLIRIT “MADE IN ALBANIA”

September 7, 2023
in Interviste Aktualiteti, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Shpesh tepricat e  vajit të ullirit “Made in Albania” mbeten pa tregtuar dhe ky fenomen ka nxitur aktorë të ndryshëm të ndërmarrin hapa për të zgjidhur këtë ngërç. Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar në bashkëpunim me Risi Albania kanë finalizuar një program në mbështetje të eksportit duke orientuar dhe fermerët drejt tregtimit efikas.

Në një intervistë për mediat  Aulona Veizi, Eksperte në fushën e bujqësisë dhe veçanarisht të vajit të ullirit, shpjegon më shumë rreth situates aktuale me prodhimin dhe faktorët që kanë cuar në mungesën e shitjes.

“Programi mbështetja e eksportit të vajit të ullirit, nëpërmjet përmirësimit të cilësisë, është organizuar nga këshilli i agrobiznesit shqiptar me mbështetjen financiare dhe logjistike të Risi Albania. Ky program ka lindur si nevojë e problematikave të krijuara nga mbiprodhimi i vajit të ullirit dhe mungesa e tregtimit të organizuar dhe efikas të eksportit të vajit. Ka patur disa faktorë të rritje së sasisë së vajit të ullirit të pashitur siç është tkurrja e popullsisë që nënkupton pra kërkesën më të ulët për vaj ulliri në vend. Po ashtu hyrja në prodhim të plotë e ullinjve të mbjellë 10 vitet e fundit dhe klima e kanë favorizuar shumë kultivimin efikas të ullirit.”- thaVeizi.

Tjetër faktor i mungesës së eksporteve është edhe cilsia jo e lartë. Që të arrihet kjo duhet të kalohen disa hallka

“Eksporte të ulëta janë shkaktuar në pjesën më të madhe nga cilësia jo e mirë jo kompetitive e vajit që ka ardhur në tregjet evropiane, përmirësimi i cilësisë konsiderohet faktor kyç që çon në mbështetjen e eksportit. Cilësia e vajit të ullirit në vetvete është një çështje komplekse sepse ajo varet rigorozisht nga zbatimi i hallkave të zinxhirit të vlerës së vajit të ullirit pra ky ka një zinxhir ky produkt ushqimor ka një zinxhir i cili fillon që nga kultivimi i ullirit i pemës dhe deri tek eksportimi dhe shitja e tij. Duhet të funksionojnë të gjitha hallkat e këtij zinxhiri dhe programi ka patur synim dhe ka patur qëllim të informojë, të ndërgjegjësojë, të nxisë dhe sensibilizojë të gjithë aktorët privat dhe të gjitha institucionet përgjegjëse që të punojnë të gjithë së bashku në përgatitjen e një oferte për tregun me të dhëna nga terreni.”

Programi është shtrirë në kohë në disa etapa për të prekur të gjithë zinxhirin.

“Në fazën e pare të përgatitjes të ngritjes së grupit të punës, të analizave fiziko-kimike të terrenit. Faza e dytë ka qenë implementimi. Të gjithëgrupet e punës ka vajtur në terren kanë bërë analiza fiziko-kimike dhe kanë trajnuar të gjithë personat që posedonin vaj tepricë për shitje. Janë realizuar këto analiza, në kontakt me fermerë dhe me eksportuesvaji. Janë realizuar trajnimet dhe video sensibilizimi për të gjithë, dhe ky informacion është regjistuar në platformën Aba Online. Faza e tretë e këtij programi ka qënë marrja e rezultateve apo një analize e thelluar e situates dhe rezultateve për cilësinë e vajit si dhe faktorët që kanë ndikuar në të. Këto analiza i  janë bërë të njohura poseduesve të vajit dhe eksportuesve të interesuar. Njëkohësisht rezultatet janë regjistruar të gjitha në platformën Aba Online. Pra, programi ka realizuar një model kooperimi dhe bashkëpunimi të gjitha aktorëve të zinxhirit të vlerës së vajit të ullirit. Dhe kjo e gjitha me qëllim përmirësimin e cilësisë së vajit dhe fuqizimit të eksportëve, ajo që është më e rëndësishme.”

Kanë qenë rezultatet që kanë dale në këtë faze të tretë që kanë orientuar ekspertët më shumë për tregjet potenciale dhe po ashtu kanë nxjerrë në pah edhe disa problematika që na bëjnë më pak konkurrues.

“ Pra rezultatet e cilësisë së vajit shërbyen dhe si orientim për kompanitë prodhuese, eksportuese që ata të zgjedhin sasinë dhe cilësinë që të mundësojnë një eksport të suksesshëm. A kemi potenciale aktualisht për eksportet e vajit dhe si arriti ky projekt? Në fakt po të flasim në shifra, si Shqipëri posedojmë 250 fabrika vaji gati 12 milionë rrënjë ulliri që flasin për një potencial të lartë prodhimi dhe si pasojë dhe eksportimi. Por të eksportoshështë ajo që thashë më lart është cilësia dhe të arrish cilësinë duhet të funksionojnë të gjitha hallkat e prodhimit, por kemi problematika si kostoja e prodhimit të vajit që ka ndodhur sepse kemi heq jetë skemës së kreditueshme të TVSH-së, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inputeve bujqësore, mungesën e mekanizimit të vjeljes, rritjen e ndjeshme të kostos së fuqisë punëtore, gjithashtu Shqipëria vuan edhe nga copëzimi i madhi ngastrave të ullirit. Mungesë që kemi të certifikimit të vajit të ullirit me bazë zone si dhe kemi një kosto të lartë të analizës që vjen si pasojë e kapaciteteve të ulëta laboratorike. Por po të vëmë re trendin në të gjithë botën dhe informacionin dhe burimi I të dhënave është nga qendra ndërkombëtare. Kemi rritje të prodhimit ,të numrit të rrënjëve të ullinjve, dhe të konsumit në botë të vajit të ullirit.”

Pozitive janë shifrat e mbjelljeve të reja, por ekspertët thonë që duhen krijuar qëndra rajonale të mëdha magazinimi të vajit të ullirit për të qenë më të fuqishëm në eksport.

“ Kjo ndodh edhe në Shqipëri sepse po të vëmë re statisiktat nga viti 2005 deri në 2023 kemi trefishim të normës së rrënjëve të ullinjve, nga 4 milionë e 200 mijë dhe po arrijmë në 12 milionë dhe kjo kërkon një angazhim. Shitja jashtë vendit është një mundësi e shkëlqyer për bizneset, rritje ekonomike për kompanitë dhe eksportimi i lejon kompanive të zgjerojnë portofolin e klientëve të tyre, krijon një marrëdhënie tregtare ndërkombëtare duke rritur dhe vlerën e markës. Nga eksperienca ime personale propozoj qendra rajonale të mëdha të magazinimit të vajit të ullirit, kjo do të bëjë shumë të interesuar të gjithë zinxhirin, të gjithë aktorët e zinxhirit. Në fakt aktorët e zinxhirit kemi fermerit që e kultivon, kemi fabrikën e vajit që e përpunon dhe natyrisht grumbulluesi. Por grumbulluesi i cili njeh mire tregun, njeh mire eksportin, di çmimet dhe çfarë kërkon eksporti, ai di të imponojë shumë mire teknologjinë e prodhimit cilësor, fabrikave të vajit dhe ti orientojë, vazhdon zinxhiri ku fabrikat e vajit do të imponojnë një teknologji të avancuar dhe bashkëkohore përpunimit dhe teknologjimit dhe natyrisht të kultivimit dhe të teknologjive të ullirit dhe si pemë. Pra do të kemi dhe imponim dhe të teknologjive të prodhimit.

Gjithashtu kërkohet përmirësim në metodat e vjeljes e deri tek ruajtja sipas standarteve bashkëkohore.

“Janë dhe mundësitë e formimit të bashkimeve të fermerëve, aplikimi metodave bashkëkohore të vjeljes dhe të përpunimit dhe të magazinimit, të krijimit të depozitave ruajtëse sipas standardit për një afat kohor deri në dy vjet. Dhe zonat në Shqipëri që janë të konsiderueshme me kapacitet të lartë të prodhimit të këtij sektori kaq të rëndësishëm për Shqipërinë janë; Fieri,  Berati, Vlora dhe Elbasani. Fieri mund të përmendim që ka rreth 3 milionë rrënjë ullinj, Berati 2 milionë, Vlora afërsisht 2 milionë, Elbasani 1 milionë e 700 mijë. Pra flasim për një vatër të rëndësishme të këtij produkti të këtij sektori. Por çfarë duhet të bëjmë? Një strategji të mirëmenduar të zhvillimit të një industrie ushqimore, bujqësia shqiptare duhet ti afrohet asaj evropiane dhe të përballojë konkurrencën.”

Tags: IntervistemadeinalbaniaProgramtepricatvajiiulliri
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Rivlerësimi i pronës me 5%, Tatimet: Arrin 104.3 mln euro shuma e kursyer për qytetarët
Te Pergjithshme

Rivlerësimi i pronës me 5%, Tatimet: Arrin 104.3 mln euro shuma e kursyer për qytetarët

July 8, 2026
Jeff Bezos: Inteligjenca Artificiale do të sjellë mungesë fuqie punëtore, jo zëvendësimin e njerëzve
Te Pergjithshme

Jeff Bezos: Inteligjenca Artificiale do të sjellë mungesë fuqie punëtore, jo zëvendësimin e njerëzve

June 18, 2026
Protestat në Tiranë po ndryshojnë hartën e transportit urban: Rriten pasagjerët, por operatorët rrezikojnë të humbasin të ardhura
Te Pergjithshme

Protestat në Tiranë po ndryshojnë hartën e transportit urban: Rriten pasagjerët, por operatorët rrezikojnë të humbasin të ardhura

June 16, 2026
Miratohet ngritja e Agjencisë “Startup Albania”, si do të funksionojë
Te Pergjithshme

Sot “Dita Ndërkombëtare e Startup-eve”, si gjendet Shqipëria në këtë hartë?

June 11, 2026
Bitcoin arrin një tjetër rekord
Te Pergjithshme

Bitcoin nën presion, kriptomonedha bie në nivelin më të ulët të muajve, investitorët po orientohen drejt aksioneve

June 9, 2026
Punohet Më Shumë, Por Sfidat Mbeten
Te Pergjithshme

CV-ja nuk mjafton më: Gjenerata Z po kërkon punë përmes TikTok, Instagram dhe videove virale

June 6, 2026
Next Post
Sëmundjet mendore vijnë edhe nga pirja e duhanit

Sëmundjet mendore vijnë edhe nga pirja e duhanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

4 days ago
Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

4 days ago
Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

4 days ago
Disa këshilla si të qetësoni djegiet nga dielli

Djegiet nga dielli, si të qetësoni lëkurën dhe të shmangni dëmtimet

4 days ago
Nga Mëngjesi Deri në Darkë – Sa Gota me Ujë Duhet të Pini

Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë ujë

5 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset