Afati për të aplikuar në Women Startup Competition ka përfunduar. Skuadra mirëpriti aplikimit ndërsa zbuloi se cilët do të jenë mentorët e vajzave dhe grave sipërmarrëse. Pas kësaj faze, ekipet futen në procesin e mentorimit dhe do të zhvillojnë disa seanca me mentorët përkatës, deri në fund të muajit tetor. 10 idetë e përzgjedhura do të kenë fatin të jenë protagonistët e mbrëmjes finale me 5 nëntor në Hotel Adriatik, në Durrës.
Më poshtë ju prezantojmë mentorët e edicionit të parë WSC në Shqipëri. Ato janë:
Marjana Murrja, Drejtore e Marketingut dhe komunikimit prane kompanisë së teknologjisë Logical Albania. Në ekspertizën e saj është strategjia e ndërtimit të markës. Menaxhimi i markës, përmirësimi i përvojës së konsumatorit, marketing dhe marketimi përmes njerëzve.
Silvana Kulla, sipërmarrëse. Ajo drejton prej gati 17 vitesh Si-Mac Albania, kompaninë e specializuar në tregtinë dhe mirëmbajtjen e makinerive në fushën e përpunimit të drurit, gurit dhe xhamit, distributor ekskluziv për rajonin të grupit më të madh në Itali, SCM GROUP SPA. Silvana ka reformuar tregun e prodhimit të mobilerisë në vendin tonë, duke sjellë pajisjet e duhura dhe duke ndihmuar sipërmarrësit përpunues te bëjnë investimet e duhura. Klietët e saj janë kompani të mëdha në prodhimin e pajisjeve të arredimit, pajisjeve drusore etj. Dhjetëra kompani sot eksportojnë në tregje të ndryshme të botës, pikërisht falë rritjes së kapaciteteve pas investimeve të kryera dhe parneritetit të vendosur me sipërmarrësen Silvana Kulla. Zonja Kulla është e fokusuar në studimin e tregut, planin e zhvillimit dhe të zgjerimit për të kryer aktivitetin.
Arbresha Talla, është menaxhere e programit Startup Live, Vjenë. Ajo është një mbështetëse e Startupeve dhe grave në biznes si dhe Ambasadore e Ëomen Startup Competition në Kosovë. Arbresha ka asistuar startupet austriake dhe ato të Kosovës në disa edicione për procesin e mentorimit dhe përgatitjes së prenzatimit të idesë së biznesit në vetëm 3 minuta.
Charo Coll, është eksertë në fushën e marketingut dhe PR. Ajo vjen nga Spanja dhe është pjesë e organizatës në fushën e startupeve somosfundadoras. E angazhuar në shoqatën e zhvillimit të biznesit të sipërmarrjeve të reja, drejtuar nga gratë, Charo ka njohuri të mira rreth zhvillimeve në tregun eurpian, tendencat dhe cfarë kërkon tregu europian nga një startup.
Gerti Boshnjaku, sipërmarrës prej 14 vitesh ka ndjekur dhe mbështetur me vëmendje startupet në Shqipëri. Businessmag.al, një nja produktet e tij, lindi dhe u zhvillua si startup. Për disa vite ai ka drejtuar Startup Grind, dhe sot ështe edhe drejtues i platformës Albaniatech.org, dhe bashkëorganizator I konferencës më të madhe të marketingut digjital @AllWeb, e cila këtë vit zhvillohet me 2 Nëntor në Tiranë.
Albana Mucaj, sipërmarrëse pre më shumë se 6 vitesh dhe njohëse e mirë e zhvillimeve të sipërmarrjes për 20 vitë ne tëgun vendas dhe ato global. Me Qendrën Kallz, ajo ka sjellë një risi në fushën e edukimit, duke kombinuar edukimin me zhvillimin e aftësive soft skills. Kallz u vlerësua si një nga pesë idetë më të mira të biznesit në vitin 2016 nga programi i GIZ, IDEA. Ajo drejton Women Startup Competition për Shqipërinë.
Burimi: Business Mag