Olsi Bylyku heq dorë nga ‘Klanifornia’

Olsi Bylyku, aktori i spektaklit të humorit ‘Klanifornia’ ose tani le ta quajmë ndryshe ish-aktori i saj, ka dhënë njoftimin se po heq dorë nga performimi aty.

Pas një rrugëtimi të gjatë dhe të sukssesshëm në spektaklin më të madh të humorit në Shqipëri vendosa që rrugët e mia me Klanifornian të ndahen këtu. Jam rritur në skenën e këtij spektakli dhe do t’u jem gjithmonë mirënjohës drejtuesve dhe kolegëve që më mbështetën. Kam dhënë më të mirën time dhe shpresoj të ju kem kënaqur me rolet e mia. Kemi pasur momente diskutimesh, emocionesh dhe mbi të gjitha shumë të qeshura. Vendosa së bashku me familjen time që tashmë t’i përkushtohem një projekti krejtësisht të ri që do të vij shpejt. E bëra këtë letër të hapur, apo reagim në mënyrë që të mos aludojë askush për ngatërresa me kolegët, drejtuesit apo thashethemet e zakonshme shqiptare. I uroj Klanifornias rrugëtim të mbarë dhe të vazhdojë të sjellë gëzim te shqiptarët. Shihemi në projekte të rinj, do të ju habis me gjëra të bukura!”-shkruan Olsi.

Do të na mungojnë të qeshurat që na jepte ai çdo mbrëmje të shtune ndërkohë që ishim në praninë e të afërmve tanë, por të paktën ka një lajm të mirë. 1 Prilli është dita e gënjeshtrave dhe Olsi vendosi të na jepte vetëm ca të dridhura zemre./ProBizz.al/

Të Fundit

spot_img
Veza Rea'sspot_img