Një 62-vjeçar nga Gjermania, është vaksinuar 217 herë kundër Covid-it.
Rasti i çuditshëm është dokumentuar në revistën “The Lancet Infectious Diseases”.
Ato janë blerë dhe dhënë privatisht brenda 29 muajve.
Burri nuk ka pësuar asnjë efekt negativ, thonë studiuesit nga Universiteti i Erlangen-Nurembergut. “Ne mësuam për rastin e tij nëpërmjet artikujve të gazetave,” deklaroi Dr Kilian Schober, nga departamenti i mikrobiologjisë së universitetit.
“Më pas e kontaktuam dhe e ftuam të bënte teste të ndryshme në Erlangen. Ai ishte shumë i interesuar ta bënte këtë”.
Dr Schober më tej tha: “Ne ishim në gjendje të merrnim vetë mostrat e gjakut kur burri mori një vaksinim të mëtejshëm gjatë studimit me insistimin e tij. Ne ishim në gjendje t’i përdornim këto mostra për të përcaktuar saktësisht se si sistemi imunitar reagon ndaj vaksinimit.”
Më pas, sistemi imunitar duhet të njohë dhe të dijë se si të luftojë Covid-in nëse e hasin realisht.
Dr Schober shqetësohej se hiper-stimulimi i sistemit imunitar me doza të përsëritura mund të kishte lodhur disa qeliza.
Por studiuesit nuk gjetën asnjë provë për këtë tek 62-vjeçari.
Dhe nuk kishte asnjë shenjë se ai ishte infektuar ndonjëherë me Covid.
Përkthyer dhe përshtatur nga BBC për Probizz.al