Dua Lipa dyshohet të jetë paditur nga një paparac, pasi ajo postoi foton në instagramin e saj pa të drejtën e autorit.
Kompania kërkon dëmshpërblim prej 150 mijë dollarësh nga Dua Lipa, si dhe urdhër mbrojtjeje për të penguar këngëtaren të mos I përsërisë të tilla veprime.
Sipas kompanisë së fotografit, Dua Lipa ka përfituar të ardhura monetare në Instgram nga fotoja, që papraci ka bërë.
Këngëtarja e njohur ka postuar foton në Instagram dhe e fshiu nga profili i saj katër ditë pasi e postoi atë.
Postimi tashmë I fshirë, tregon yllin teksa qëndronte në radhë, duke mbajtur në dorë biletën e saj të avionit dhe pasaportën.
BURIMI: BBC