Nga data 22 janar-26 janar në Madrid zhvillohet panairi gjigant i turizmit ku marrin pjesë 152 shtete dhe mbi 9000 ekspozues.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka njoftuar se edhe Shqipëria do të jetë pjesë e panairit, ku gjatë vitit të fundit ka pasur rritje të ndjeshme jo vetëm të vizitorëve nga Spanja , por edhe të atyre nga vendet e Amerikës së Jugut.
“Vendi ynë qëndron krenarisht si një prej destinacioneve më atraktive në Europë”, tha Kumbaro.
Shqipëria mori pjesë edhe vitin e kaluar në panairin “Fitur” në Madrid, ku tërhoqi në stendën e saj mijëra vizitorë, të cilët treguan interes për të vizituar vendin tonë.
Vitin e kaluar Shqipëria u vizitua nga 11.7 milionë vizitorë të huaj.












