Gent Fatali dhe Rozafa janë çifiti që prej 2 vitesh po jetojnë historinë e tyre të bukur të dashurisë. Ata e tërheqin gjithmonë vëmendjen e fansave të tyre me daljet e rralla në publik.
Së fundmi ata kanë postuar në rrjetet e tyre sociale një foto së bashku, por detaji që u ka bërë përshtypje ndjekësve është numri që kanë shkruajtur krahas fotos. Rozafa ka shkruar numrin “3” duke e shoqëruar me “emoji”, një zemër të bardhë dhe një pëllumb, simboli i paqes dhe dashurisë së pastër.
Na e merr mendja që numri “3” mund të nënkuptojë që ata po presin një fëmijë në jetën e tyre. Ndjekësit kanë filluar menjëherë me pyetjet e tyre për të ditur nëse është apo jo shtatzënë Rozafa, por akoma nuk ka asnjë reagim nga çifti. Na mbetet vetëm të presim konfirmimin nga ata për lajmin e ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të parë./ProBizz.al/