• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Propozimet e Shoqatës “Industria e Përpunimit të Qumështit” për paketën fiskale 2022

November 11, 2021
in Ekonomi, Publikime, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Shoqata “Industria e Përpunimit të Qumështit” kundërshtuan propozimet e Ministrisë të Financave dhe Ekonomisë për ndryshimet fiskale 2022 për heqjen e TVSH-së të rimbursueshme 6%, vendosjen e akcizës për gazin 6 lekë/litër në industritë përpunuese.

Kërkesat e Shoqatës “Industria e Përpunimit të Qumështit” janë:

  1. Normë e reduktuar TVSH në vlerën 6% për të gjitha produktet me origjinë shtazore. Propozimi i një norme të reduktuar TVSH për sektorin e produkteve me origjinë shtazore në 6%, njëlloj si aktualisht në Republikën e Shqipërisë e ka sektori i turizmit. Bujqësia dhe turizmi janë prioritete të zhvillimit të vendit, prandaj duhet të mbështeten në të njëjtën mënyrë. Norma prej 20% e TVSH është shumë e lartë për industrinë e grumbullimit dhe përpunimit të qumështit dhe aspak favorizuese, kundrejt eksperiencave të vendeve të tjera në rajon dhe Evropë, të cilët aplikojnë TVSH nga 5-7% për produktet e sektorit të qumështit. Theksojmë që industria jonë është në konkurencë të përditshme me këto produkte dhe duhet të vihemi në kushtë të drejta për të konkuruar në treg.
  2. 10 lekë subvencion për cdo litër qumësht lope/dele/dhi të dorëzuar nga fermeri në pikat e liçensuara të grumbullimit ose fabrikat e përpunimit të qumështit. Kjo skemë mbështetëse duhet të jetë pa limit, në mënyrë që çdo fermerë/fermë ta përfitojë subvencionin për çdo litër qumësht të prodhuar, njëlloj si në rajon.
  3. Heqja e akcizës 6 lekë/litëri për gazin për industrinë e përpunimit të qumështit, duke qenë se është një taksë që nuk aplikohet në asnjë nga vendet e rajonit. Në të gjithë rajonin industria përpunuese është e përjashtuar nga akciza e gazit dhe të njëjtin model duhet të implementohet edhe në vendin tonë.
  4. Rritje e sigurisë ushqimore në sektorin e qumështit dhe mbi të gjitha eleminimin e fenomenit të qumështit të rrugës.

Konkretisht: VETËM 11% e sasisë së qumështit të prodhuar në vend rezulton të kalojë nëpërmjet një procesi kontrolli, përpunimi dhe paketimi të standardizuar në sektorin e përpunimit të qumështit.

Pjesa tjetër prej 89% është totalisht ekonomi informale në sektorin e qumështit. 30% e kësaj sasie përdoret për konsum vetjak, ndërsa 70% e kësaj sasie përpunohet në informalitet dhe jashtë çdo lloj standardi nga njësi përpunimi dhe baxho të padeklaruara.

Që shqiptarët të ushqehen me qumësht dhe nënprodukte të tij të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standardeve të lejuara të ushqimit, është e domosdoshme ndërhyrja e menjëhershme në këtë sektor, duke ngritur një grup pune të përbashkët nga AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), Drejtoria e Tatimeve, Polica Bashkiake dhe instanca të tjera shtetërore me përgjegjësitë përkatëse në ligjin e ushqimit. Ky grup pune të bejë të mundur formalizimin dhe standardizimin e të gjitha baxhove dhe njësive të përpunimit të qumështit në vendin tonë.

Komunikim mbi qumështin pluhur:

Bazuar në :

  1. Ligjin Nr. 9441, datë 11.11.2005 “PËR PRODHIMIN, GRUMBULLIMIN, PËRPUNIMIN DHE TREGTIMIN E QUMËSHTIT DHE TË PRODUKTEVE ME BAZË QUMËSHTI”;
  2. VENDIM Nr. 434, datë 11.7.2018 “PËR ETIKETIMIN E USHQIMEVE DHE INFORMIMIN E KONSUMATORIT”,

Qumështi pluhur NUK lejohet të përdoret në qumështin masiv për konsum dhe në produktet si:

  1. Kos
  2. Djath i bardhë
  3. Djath kaçkavall
  4. Salcë kosi
  5. Gjizë

Të gjitha këto produkte me këto emra, prodhohen vetëm me qumësht të freskët lope, dele ose dhie.

Bazuar përsëri në ligjet më sipër, qumështi pluhur lejohet të përdoret në:

  1. Në industrinë e prodhimit të qumështit për foshnje si zëvendësues për qumështin e gjirit në ushqimin për foshnje.
  2. Në industrinë e prodhimit të ëmbëlsirave.
  3. Në industrinë e prodhimit të pijeve me bazë qumështi.
  4. Në industrinë e prodhimit të çokollatës.
  5. Në industrinë e prodhimit të akullores.
  6. Në industrinë e prodhimit të bukës për të përmirësuar aftësinë ujëlidhëse.
  7. Në industrinë e prodhimit të produtkeve me bazë mishin.

Por, edhe në rastet kur përdoret, qumështi pluhur është detyrim ligjor që të deklarohet në etiketën e produktit, në të kundërt, çdo prodhues mban përgjegjësi penale para ligjit. Për këtë arsye, është shumë e rendësishme që konsumatori të ndërgjegjësohet dhe të lexojë etiketën kur blenë produktin për të kuptuar se çfarë është duke konsumuar.

Baza dhe bashkëpunimi i shoqatës sonë është i fokusuar te fermerët dhe aq më tepër ju sigurojmë që ne kemi kontrata si industri e përpunimit të qumështit që kemi financuar qoftë si garantë, qoftë si financues të drejtëpërdrejtë, fermerë të ndryshëm për të rritur performancën në fermat e tyre. Nëse qeveria nuk plotëson kushtet e përmendura më sipër fermerët dhe prodhimi i qumështit shumë shpejt do falimentojë. Fokusi i industrisë së përpunimit të qumështit është prodhimi i fermerit shqiptar, prandaj kërkojmë që të gjitha masat fiskale dhe tatimore dhe mbështetja nëpërmjet subvencioneve të orintohen në nxitjen e prodhimit të blegtorëve shqiptarë dhe rritjes së cilësisë së qumështit të prodhuar dhe përpunuar. Nëse qeveria nuk plotëson kushtet e përmendura më sipër, do të ketë një përshkallëzim të reagimit tonë./ProBizz.al

Tags: 2022Akciza per gazinKerkesaPaketa fiskaleProdukte shtazorePropozimeQumeshti pluhurShoqata Industria e Perpunimit te QumeshtitTVSH
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair
Ekonomi

Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

October 26, 2026
Bashkitë që kanë “vjelur” më shumë para nga ndërtimet
Ekonomi

Borxhet e administrimit të pallateve, masa më të forta për pronarët: Kamatëvonesa 30% dhe kufizime në Kadastër

October 26, 2026
Ndarja e pronës mes bashkëpronarëve, si bëhet regjistrimi përmes e-Albania
Ekonomi

Ndarja e pronës mes bashkëpronarëve, si bëhet regjistrimi përmes e-Albania

October 25, 2026
Paga mesatare në ekonomi 56.7 mijë lekë në tremujorin e dytë, më të mirëpaguarit menaxherët
Ekonomi

Kush janë 10 njerëzit më të pasur në Evropë? Nga Zara dhe Lidl te kriptovalutat, pasuri që kalojnë 700 miliardë dollarë

October 24, 2026
Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët
Te Pergjithshme

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

October 23, 2026
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025
Ekonomi

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

October 18, 2026
Next Post

Horoskopi ditor – 12 nëntor 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Skerdi Sino: Vendi i punës është kudo ku ka internet

Skerdi Sino: Vendi i punës është kudo ku ka internet

6 minutes ago
Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

21 hours ago
Bashkitë që kanë “vjelur” më shumë para nga ndërtimet

Borxhet e administrimit të pallateve, masa më të forta për pronarët: Kamatëvonesa 30% dhe kufizime në Kadastër

22 hours ago
Punon pa pushim, por nuk ndihesh kurrë i suksesshëm? 3 shenja që puna po të merr jetën pa e kuptuar

Punon pa pushim, por nuk ndihesh kurrë i suksesshëm? 3 shenja që puna po të merr jetën pa e kuptuar

23 hours ago
Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset