• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Rezerva më e madhe në Evropë: Çekia në ethet e litiumit

September 15, 2023
in Bota, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Qyteti Cinovec në kufirin gjermano-çek ka nën vete një thesar. Në nëntokën e vendit që ndodhet afro 100 kilometra larg Pragës,  mendohet të jenë 3 deri 5 përqind e rezervave botërore me litium. Metali i lehtë ka fituar shumë rëndësi vitet e fundit. Kjo për shkak se litiumi përdoret, ndër të tjera, në prodhimin e baterive, pa të cilat është e pamundur të përfytyrohet transformimi energjetik dhe lëvizshmëria me elektricitet.

Çmimet për litiumin janë aq të larta saqë tani edhe Çekisë do t’i leverdiste të hapte miniera.  

Sipas një studimi të  Dhomës Çeke të Tregtisë, Republika Çeke i ka shteruar të gjitha burimet e rritjes ekonomike. Prandaj vitet e ardhshme vendi kërcënohet nga një stanjacion ekonomik. Minierat e litiumit mund t’i japin ekonomisë çeke një nxitje të re, shpreson kryeministri Petr Fiala. Kur paraqiti vizionin e tij për zhvillimin e Republikës Çeke në tridhjetë vitet e ardhshme, në fillim të shtatorit 2023, ai renditi gjashtë fusha në të cilat Republika Çeke duhet të bëjë investime strategjike, ndër to, edhe nxjerrjen dhe përpunimin e litiumit.

“Litiumi është një lëndë e parë kyçe për lëvizshmërinë elektrike, veçanërisht për prodhimin e baterive. Kjo është arsyeja se pse po punojmë për të hapur minierat sa më parë, mundësisht qysh në vitin 2026,” tha Fiala.

Litium për 1 milion makina elektrike

Fshati Cinovec ndodhet në mes të një rajoni minerar. Eksplorimet  e para të bëra në vitet 2010 kanë  treguar se rajoni përmban nivele të konsiderueshme  litiumi. Pjesa më e madhe është në Çeki, por një sasi e vogël ndodhet edhe në Zinnëald të Gjermanisë. Republika Çeke ka nënshkruar tashmë një marrëveshje bashkëpunimi me Saksoninë për nxjerrjen e Litiumit. Nga ana çeke, minierat e litiumit do të operojnë nga Kompania Energjetike e Çekisë (CEZ) që kontrollohet nga shteti.

Llogaritet që në Cinovec të prodhohen 2,25 milionë tonë mineral në vit, gjë që do të mundësonte prodhimin e pothuajse 30 000 tonësh  hidroksid litiumi. Sipas vlerësimeve aktuale, sasia e xeherorit të nxjerrë duhet të jetë e mjaftueshme për të prodhuar pothuajse një milion bateri makinash në vit.

Republika Çeke planifikon t’i prodhonte vetë bateritë, në një gigafactory . “Ne mund të mbulojmë të gjithë zinxhirin nga miniera, përpunimi, prodhimi i baterive, prodhimi i çipeve deri në prodhimin përfundimtar të makinave,” tha Fiala. Ai shpreson se minierat e litiumit mund të bëhet një motor ekonomik për rajonin.

Rajoni litiumi dhe jo më rajon qymyri?

Rajoni Ústí është një nga më të varfrit në Republikën Çeke. Deri në vitet 1990 të ardhurat kryesore rajoni i merrte nga linjiti. Por fundi i prodhimit të energjive fosile ka lënë probleme të mëdha strukturore dhe plagë në peizazhe, më shumë se 100 vendbanime gllabëruan atëherë nga gërmuesit.

Është llogaritur se periudha 25-vjeçare e litiumit do të hapte punë për mijëra minatorë. Plani për të ndërtuar një gigafactory për prodhimin e baterive të makinave elektrike do të sillte gjithashtu vende pune dhe të ardhura në rajon. CEZ është optimist se minierat mund të fillojnë nga puna në katër vjetët e ardhshëm.

Rajoni Usti do t’i përkrahë investimet në miniera, vetëm nëse ato janë sa më miqësore ndaj mjedisit. “E shoh mundësinë e minierave të litiumit si një mundësi,” thotë Jan Schiller, administrator i qarkut të rajonit dhe anëtar i partisë opozitare ANO. “Por shumëçka varet nga kushtet kornizë që negociohen. Kemi ende kujtime të gjalla të pasojave negative të minierave të qymyrgurit në rajon. Çdo dëmtim dhe përkeqësim i kushteve të jetesës duhet të kompensohet në masën e duhur,” i tha DË administratori i qarkut.

Perspektiva të reja apo miniera përsëri?

Rajoni Usti merr para nga BE nga Fondi i Vetëm i Tranzicionit për të financuar ndërprerjen e minierave të qymyrit dhe për të ndryshuar strukturën e ekonomisë lokale. Një pjesë e këtyre parave do të përdoret tani për të zhvilluar më tej projektin e litiumit. Megjithatë, disa ekspertë paralajmërojnë se pas rënies së prodhimit të minierave të linjitit, rajoni i Ustit nuk dëshiron të kalojë thjesht te minierat e radhës. Në vend të kësaj, ata rekomandojnë investimin e parave në arsim dhe një ristrukturim të përgjithshëm të ekonomisë së rajonit.

Michal Kolecko, profesor në Universitetin Jan Evangelista Purkyne në Ústí nad Labem, është një kundërshtar i hapur i minierave të litiumit. “Nuk mendoj se litiumi është rruga e duhur. Nëse duam të ndryshojmë rajonin dhe t’i japim atij një të ardhme të re, duhet të zgjedhim një ndryshim thelbësor. Ne duhet të përqendrohemi në fushat që kanë potencial dhe jo vetëm t’i japim rajonit një të ardhme ekonomike, por edhe të ndryshojmë përbërjen sociale dhe nivelin arsimor të popullsisë,” tha Kolecko për DW. Ashtu si me çdo nxjerrje të lëndëve të para jo të ripërtëritshme, minierat e litiumit kanë gjithashtu një ndikim në mjedis. Në Amerikën e Jugut, ku në të ashtuquajturin “trekëndësh litiumi” midis Bolivisë, Kilit dhe Argjentinës ndodhen rreth 70 për qind e rezervave të litiumit në botë, ka rënë ndjeshëm niveli i ujërave nëntokësore për shkak të shëllirave të litiumit. Në  disa raste të pakujdesisë së kompanive minerare janë kontaminuar edhe ajri, uji dhe toka. Në Cinovec, litiumi do të nxirrej nga shkëmbi. Kjo metodë e nxjerrjes kërkon shumë ujë – dhe është shumë më e shtrenjtë se me shëllirë. Sipas kompanisë energjitike CEZ, procesi i miratimit për minierat e litiumit do të nisë në fund të vitit 2023. Megjithatë, kompania duket të ketë pak dyshime rreth përfundimit të procedimeve: ajo ka blerë tashmë një parcelë toke për një fabrikë përpunimi litiumi, për një miliard koruna çeke – rreth 40,8 milionë euro.

Marrë nga Deutche Welle

Tags: cekiaEuropeLitiumRezerva
ShareTweetShare

TE NGJASHME

TikTok sjell komente me zë, sondazhe dhe foto: Seksioni i komenteve bëhet më interaktiv
Social media

TikTok sjell komente me zë, sondazhe dhe foto: Seksioni i komenteve bëhet më interaktiv

September 9, 2026
2024, vijojnë flukset e larta të eurove në vend
Bota

Italia kërkon tarifa zero për pagesat e vogla me euron digjitale

September 9, 2026
“Inteligjenca artificiale po përparon më shpejt nga sa është bota gati ta përballojë”
Teknologji

“Inteligjenca artificiale po përparon më shpejt nga sa është bota gati ta përballojë”

September 8, 2026
Cili vend në Evropë ka më shumë ultra të pasur? Gjermania kryeson me 38,215 invididë
Bota

Ekonomia gjermane nis të marrë frymë sërish, pas vitesh stanjacioni

September 7, 2026
Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale
Teknologji

Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

September 5, 2026
Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka
Bota

Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

September 4, 2026
Next Post
Coca-Cola përdori Inteligjencën Artificiale për të krijuar shijen e saj më të re

Coca-Cola përdori Inteligjencën Artificiale për të krijuar shijen e saj më të re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

TikTok sjell komente me zë, sondazhe dhe foto: Seksioni i komenteve bëhet më interaktiv

TikTok sjell komente me zë, sondazhe dhe foto: Seksioni i komenteve bëhet më interaktiv

2 hours ago
PISA 2025, Shqipëria bën përparim të madh, por nxënësit ende nën mesataren e OECD

PISA 2025, Shqipëria bën përparim të madh, por nxënësit ende nën mesataren e OECD

3 hours ago
HealUp, startup-i shqiptar që do të vendosë historikun tonë shëndetësor në një vend të vetëm!

HealUp, startup-i shqiptar që do të vendosë historikun tonë shëndetësor në një vend të vetëm!

4 hours ago
2024, vijojnë flukset e larta të eurove në vend

Italia kërkon tarifa zero për pagesat e vogla me euron digjitale

4 hours ago
Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

1 day ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset