Pas pamjeve nga ceremonia e Barbadosit që festonte inaugurimin e tyre të parë presidencial, fansat kanë filluar të spekulojnë se Rihanna mund të jetë shtatzënë.
Rihanna u emërua hero kombëtar i Barbados të hënën, 29 nëntor 2021.
Lexo: Barbados heq Mbretëreshën Elizabeth II si kreun e shtetit, bëhet republikë
Një përdorues i verifikuar, The Academy, shkroi: “Rihanna është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me A$AP Rocky”.
Tweet-i ka marrë mijëra rishpërndarje dhe like, por nuk ka asgjë për të mbështetur pretendimet.
Shumë njerëz kanë postuar foto nga ceremonia e inaugurimit në Barbados, duke pretenduar se Rihanna ka një bark të dukshëm.
Kjo nuk është hera e parë që ndizen thashetheme për këngëtaren.
Në vitin 2019, filluan të qarkullojnë thashethemet se ylli ishte shtatzënë.
Ajo iu drejtua thashethemeve në një intervistë për Vogue, duke thënë “Unë nuk mendoj për gjëra të tilla. Por, nuk e di… planin e Zotit.”
Pas Met Gala në 2021, shumë fansa pohuan gjithashtu se Rihanna po fshehte një shtatzëni, për shkak të veshjes së saj oversized.
Rihanna dhe A$AP Rocky konfirmuan lidhjen e tyre në maj. Reperi e përshkroi atë si “dashuria e jetës së tij” në një intervistë për GQ.
Burimi: The Sun