• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Sunday, October 25, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Rrëfim i një udhëtimi artistik 40-vjeçar, jeta dhe suksesi i Nazim Salihu-Noli

October 27, 2025
in Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Jeta e Nazim Salihut është dëshmi e gjallë se kur bashkohen pasioni dhe këmbëngulja, ëndrrat më të mëdha materializohen. Një udhëtim prej më shumë se 40 vitesh, i cili filloi në Shkup në vitet ’70 dhe sot vazhdon në studiot e televizionit në SHBA.

Nga ëndrra për flokët te suksesi i parë në Evropë

Që nga fëmijëria, Nazimi ëndërronte për dy gjëra: mikrofonin dhe artin e parukerisë. Megjithëse prindërit e tij e drejtuan fillimisht drejt mjekësisë, pasioni i tij i vërtetë nuk u ndal. Gjatë studimeve në shkollën e mesme mjekësore, ai vazhdoi të përsoste aftësitë e tij si parukier, duke ndjekur seminare në mbarë Evropën dhe duke fituar përvojë.

Këmbëngulja e tij i dha frytet shumë shpejt. Në vitet 1991-1993, Nazimi u bë pjesë e garave evropiane të parukerisë, duke shkëlqyer dhe duke arritur suksese të shumta, ku kulmi ishte vendi i dytë në 1992. Këto suksese të hershme e konfirmuan atë se rruga e artit ishte e duhura për të.

“Noli Salon” dhe kthimi te kamera

Pas kthimit në Kosovë, Nazim Salihu ndërtoi një emër të mirë në këtë fushë. Për 18 vite, “Noli Salon” u bë një adresë e njohur për stil dhe cilësi, duke e bërë atë një figurë të respektuar. Por ëndrra për mikrofonin dhe kamerën ende e tundonte. Bleu kamerën e parë “Panasonic” gjatë viteve të vështira të okupimit serb dhe filloi të regjistronte, duke lënë dëshmi të një pasioni që do të zgjaste për dekada.

Lufta e vitit 1999 i dha një kthesë të papritur jetës së tij, duke e çuar atë dhe familjen e tij në SHBA, ku filloi një kapitull i ri plot sfida dhe shpresa.

Një fillim i ri në SHBA: Nga parukieri te gazetari

“Është vendi i mundësive, do t’ia dal!” – kjo ishte moto me të cilin Nazimi përballoi sfidat e reja. Pas 8 vitesh në Minnesota, ku punoi si parukier dhe përkthyes në “State Capital Building”. Më pas u vendos në Connecticut. Afërsia me Nju Jorkun i dha hapësirë për të zhvilluar idetë e tij.

Pranë studiove të mëdha televizive, ai hapi biznesin e ri pranë televizionit të madh “Channel 3 Eyewitness News”. Aty krijoi lidhje të ngushta me drejtues, gazetarë dhe producentë. Në vitin 2012 u punësua si person përgjegjës për përgatitjen e të ftuarve në studio televizive. Por përsëri i mungonte mikrofoni.

Me ndihmën e drejtuesve të televizionit, Nazimi filloi të prodhojë emisione për komunitetin shqiptar. Kështu lindi projekti i tij i parë mediatik: një radio online me emisionin “Me pjesëtarët e artit dhe sukseset e shqiptarëve në glob”. Suksesi i këtij projekti e shtyu atë të kalojë në transmetime televizive live përmes “Skype Broadcast”, ku deri më sot ka realizuar mbi 250 intervista me personalitete të shquara të komunitetit tonë.

Hollywood dhe Përparimi i Vazhdueshëm

Pasioni për artin nuk ka kufij. Në vitin 2012, Nazim Salihu përfundoi studime për “Special Effects Make-Up Artist” në Beverly Hills, Hollywood. Kjo hapi dyert për punë në “TLC Reality Show” dhe produksione ndërkombëtare, pra një dimension tjetër në portofolin e tij artistik.

Këshilltar për Kulturë dhe Art në Pan Vatrën

Një nga momentet më të veçanta të karrierës së tij ndodhi së fundmi, më 29 janar 2024, kur u ftua nga Presidenti i “Pan Vatra”, z. Elmi Berisha, dhe u emërua “Këshilltar për Kulturë dhe Art”. Kjo pozitë e rëndësishme e dha atij mundësinë të promovojë dhe të presë artistë, shkrimtarë dhe intelektualë nga të gjitha trojet shqiptare, duke për bashkëpunime kulturore.

“Noli TV”: Realizimi i një ëndrre

Sot, Nazim Salihu është një emër i njohur në media. Ai është gazetar i licencuar në IAPP Press dhe USPA dhe ka akreditimin përkatës nga shteti amerikan. Përmes emisioneve të tij në Rocky Hill Community TV dhe, më e rëndësishmja, përmes kanalit të tij televiziv “Noli TV” (i cili transmeton në TV Alb – kanali 39 dhe Nimi TV – kanali 249).

Nazim Salihu-Noli e përmbledh vetë udhëtimin e tij me një ndjenjë krenarie të thellë: “Jam shumë krenar që kam pasur mundësinë të intervistoj personalitete të rëndësishme shqiptare dhe të promovoj artin, kulturën dhe suksesin tonë në mbarë botën.”

Dhe kjo, më duket, është trashëgimia e vërtetë e një jete të jetuar me pasion dhe për pasion.

Tags: JetaNazimSalihuNolirrefimsuksesiudhetimartistik
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët
Te Pergjithshme

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

October 23, 2026
La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda
Te Pergjithshme

La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda

October 9, 2026
Ke vite përvojë, por ende dyshon te vetja? Ja pse suksesi nuk mjafton për të krijuar vetëbesim
Te Pergjithshme

Ke vite përvojë, por ende dyshon te vetja? Ja pse suksesi nuk mjafton për të krijuar vetëbesim

September 17, 2026
Norvegjia shtrëngon rregullat për syzet inteligjente
Te Pergjithshme

Norvegjia shtrëngon rregullat për syzet inteligjente

August 29, 2026
Kreta shpallet një nga destinacionet më të mira të botës për ushqim në 2026
Te Pergjithshme

Kreta shpallet një nga destinacionet më të mira të botës për ushqim në 2026

July 31, 2026
Apartamentet luksoze në katet e fundit po humbasin popullaritetin në Zvicër
Te Pergjithshme

Apartamentet luksoze në katet e fundit po humbasin popullaritetin në Zvicër

July 27, 2026
Next Post
Tarifa e re për pasagjerët! Kompanitë do paguajnë mbi 25 mln euro në vit për sistemin e Policisë

Tarifa e re për pasagjerët! Kompanitë do paguajnë mbi 25 mln euro në vit për sistemin e Policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

BMW dhe Audi pezullojnë dërgesat në Kinë për shkak të luftës në Ukrainë

BMW plan për shkurtime të mijëra vendeve të punës në Gjermani, inteligjenca artificiale në qendër të ristrukturimit

19 hours ago
Ramë Dardania sjell në Zvicër “Anatominë e Kaosit”, një reflektim artistik mbi njeriun dhe shoqërinë bashkëkohore

Ramë Dardania sjell në Zvicër “Anatominë e Kaosit”, një reflektim artistik mbi njeriun dhe shoqërinë bashkëkohore

20 hours ago
Paga mesatare në ekonomi 56.7 mijë lekë në tremujorin e dytë, më të mirëpaguarit menaxherët

Kush janë 10 njerëzit më të pasur në Evropë? Nga Zara dhe Lidl te kriptovalutat, pasuri që kalojnë 700 miliardë dollarë

22 hours ago
Elon Musk kryeson listën e njerëzve më të pasur në Amerikë për vitin 2023

Shkolla e Elon Musk që synon të ndryshojë mënyrën si mësojnë fëmijët: Nga librat te mendimi kritik dhe vendimmarrja

2 days ago
Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset