• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Friday, October 30, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Selmanaj: IPARD 3 fondi më i madh i dhënë në bujqësi

May 30, 2022
in Ekonomi, Intervista, Interviste Aktualiteti, Publikime, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Sektori i bujqësisë do të ketë më shumë mundësi dhe buxhet financimi. Bashkimi Europian ka rritur angazhimin ndaj bujqësisë shqiptare duke miratuar në Bruksel buxhetin për Programin IPARD 3. Një buxhet që shkon në 112 milionë euro, 56% më shumë se buxheti i vënë në dispozicon në Programin IPARD II. Së bashku me financimin e Qeverisë Shqiptare prej 34 milionë euro, e çon këtë program në një total prej 146 milion euro mbështetje për bujqësinë dhe zhvillimin e zonave rurale në Shqipëri. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, tha se në Programin IPARD III po ecet drejt akreditimit për 9 masa financimi duke e zhvilluar më tej këtë program në përputhje me objektivat e qeverisë për zhvillimin e një bujqësie të qëndrueshme dhe të përafruar me politikat e Bashkimit Europian duke e bërë kështu Shqipërinë ndër pak vende në rajon që adoptojnë 9 masa financimi për këtë program. 

Buxheti prej 146 milion euro i IPARD III përpos katër masave ekzistuese të investimeve në fermë, agropërpunim, diversifikim të fermës dhe asistencë teknike do të financojë dhe 5 masa të reja të cilat ndihmojnë Shqipërinë të përmbushë angazhimin e marrë në deklaratën e Sofjes për Axhëndën e Gjelbër në Ballkanin Perëndimor.

Në një intervistë për Klan News  Drejtoresha e AZHBR Znj. Eranda Selmanaj ka sqaruar më tej detajet e programit duke theksuar se ky është financimi më i madh.

“Kjo është mbështetja më e madhe dhe financimi më i madh që ka pasur ndonjëherë për bujqësinë shqiptare dhe është buxheti i alokuar që ju e përmendët dhe është 56% më shumë se programi IPARD 2. Akuakultura është e përfshirë në program nga fermat e rritjes së peshkut, gjithashtu dhe në përpunim, tregtim, paketimin e progukteve bujqësore. Është një sektor që ka shumë potencial dhe zë një peshë të madhe në eksportet e produkteve të peshkimit në Shqipëri. Kështu që ky program ka fokus edhe sektorin e akuakulturës dhe peshkimit. Pra, edhe fermat e rritjes së peshkut, edhe përpunim, tregtim deri në daljen në treg dhe në eksporte.Nga thirrja e fundit që kishim të programit IPARD 2, kemi pasur kërkesë shumë herë, rreth 5-fish më shumë sesa buxheti i alokuar dhe ne në rast se kemi më shumë aplikime se buxheti, aplikojmë kriter renditje me pikë. Pra, ata që nuk do të munden të futen tashmë në IPARD 2 sepse është përfundimi i programit, në IPARD 3 mezi kanë pritur. Nga takimi që kemi pasur dhe aktiviteti i lancimit të programit IPARD 3, shumë nga aplikantët potencialë prezentë, ose përfitues të mëparshëm të IPARD-it mezi po prisnin hapjen e IPARD 3 që të vazhdonin të investonin dhe të shtojnë aktivitetin, edhe prodhiin edhe standardet e aktivitetit të tyre bujqësor.”- thekson drejtoresha AZHBR-së.

Janë disa masa që janë parashikuar në bllok.

“Fillon masa e investimeve në fermë, që është masa e parë më pas kemi masën e investimit në asete për përpunim, tregtim dhe marketimin e produkteve bujqësore, blegtorale dhe ato të peshkimit, më pas kemi diversifikimin e fermës dhe zhvillimi i biznesit, kemi masën e asistencës teknike, ky është blloku i parë i katër masave që tashmë i kemi të akredituara, më pas kemi masat agromjedisore dhe prodhimi organik dhe kemi masën e punësimit, edhe kjo është një masë e re. gjithashtu kemi masën e infrasktrukturës rurale, që lidhet me investimet në zonat rurale, për rrugë, infrastrukturë apo cfarë ka nevojë komuniteti lokal. Kemi masën e shërbimeve këshillimore. Gjithashtu, kemi edhe masen e qasjes lider, që kjo është një masë e re por shumë e rëndësishme pasi në vendet e BE ka pasur një impakt shumë të madh. Të gjitha masat e reja, financojnë 100% me grant projektet e miratuar, që nderkohë, masat ekzistuese  i kemi pasur me financimin publik privat. Është shumë e rëndësishme të shpjegohet që këto masa mbështetëse janë të përcaktuara nga BE. Pra, ka një listë masash mbështetëse, por zhvillimi i programit, ose hartimi i programit fillon nga studimet sektoriale.“ – thekson Selmanaj.

Sipas përllogaritjeve nga ky buxhet pritet të përfitojnë afro 1300 persona. Brenda këtij viti pritet që të çelet thirrja e parë e programit IPARD III. 

Tags: BujqesiBuxhetEranda SelmanajFrida KrifcaIPARD 3Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit RuralZhvillim rural
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Bill Gates: Super të pasurit duhet të paguajnë më shumë taksa
Bota

Bill Gates paralajmëron: Inteligjenca artificiale mund të sjellë 20 vite trazira dhe të ndryshojë jetën e njerëzve

October 29, 2026
Shqipëria drejt sistemit të ri të riciklimit, qytetarët do të marrin paratë mbrapsht për shishet plastike
Aktualitet

Shqipëria drejt sistemit të ri të riciklimit, qytetarët do të marrin paratë mbrapsht për shishet plastike

October 29, 2026
Hiqet taksa mbi karburantet? Kalon te taksat vjetore e makinave përfshirë edhe elektriket
Ekonomi

Hiqet taksa mbi karburantet? Kalon te taksat vjetore e makinave përfshirë edhe elektriket

October 29, 2026
WOB-AL kërkon transparencë të standardizuar të bordeve dhe fuqizim të kompetencave drejtuese në qeverisjen korporative
Ekonomi

WOB-AL kërkon transparencë të standardizuar të bordeve dhe fuqizim të kompetencave drejtuese në qeverisjen korporative

October 28, 2026
Shtrenjtohen produktet e shportës – Lufta me Iranin rrit kostot. Gjigantët paralajmërojnë çmime më të larta në 2027
Ekonomi

Shtrenjtohen produktet e shportës – Lufta me Iranin rrit kostot. Gjigantët paralajmërojnë çmime më të larta në 2027

October 28, 2026
Blen një pajisje të re elektroshtëpiake? Dyqanet do të detyrohen të marrin të vjetrën pa pagesë
Ekonomi

Blen një pajisje të re elektroshtëpiake? Dyqanet do të detyrohen të marrin të vjetrën pa pagesë

October 27, 2026
Next Post

Horoskopi ditor – 31 maj 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Bill Gates: Super të pasurit duhet të paguajnë më shumë taksa

Bill Gates paralajmëron: Inteligjenca artificiale mund të sjellë 20 vite trazira dhe të ndryshojë jetën e njerëzve

22 hours ago
Shqipëria drejt sistemit të ri të riciklimit, qytetarët do të marrin paratë mbrapsht për shishet plastike

Shqipëria drejt sistemit të ri të riciklimit, qytetarët do të marrin paratë mbrapsht për shishet plastike

1 day ago
Hiqet taksa mbi karburantet? Kalon te taksat vjetore e makinave përfshirë edhe elektriket

Hiqet taksa mbi karburantet? Kalon te taksat vjetore e makinave përfshirë edhe elektriket

1 day ago
WOB-AL kërkon transparencë të standardizuar të bordeve dhe fuqizim të kompetencave drejtuese në qeverisjen korporative

WOB-AL kërkon transparencë të standardizuar të bordeve dhe fuqizim të kompetencave drejtuese në qeverisjen korporative

2 days ago
Instagram drejt videove të gjata, synon të sfidojë YouTube

Instagram drejt videove të gjata, synon të sfidojë YouTube

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset