Ndjenja e ankthit është përhapur shumë sidomos dekadën e fundit.
Por sipas mjekëve ekzistojnë disa mënyra për ta lehtësuar .
Përqendrimi në frymëmarrje
Vendos dorën në stomak dhe përqendrohu te frymëmarrja. Numëro frymën dhe mundohu të kuptosh që nuk po ndodh asgjë e keqe.
Vendos këmbët në tokë
Kjo është një tjetër mënyrë e suksesshme, pasi e ndihmon trurin të kuptojë se ke vendosur kontakt me tokën.
Lëre trurin të mendojë gjërat që do të mendojë
Është e rëndësishme që ti ta kuptosh se truri duhet të mendojë, edhe nëse mendimet shkaktojnë ankth.