Rrjeti social snapchat po integron më shumë reklama në tabin Chat të platformës të cilët referohen edhe si Sponsores Snaps.
Reklamat e fundit do të shfaqën sikur të ishin biseda, por nga ana vizuale do jenë ndryshe nga mesazhet e zakonshme. Reklamat që nuk hapen do të largohen nga tabi.
Në momentin që mesazhi do të hapet, përdoruesit mund të reagojnë me tekst ose të klikojnë një lidhje për më shumë informacion. Përmbajtja vjen në formën e videove vertikale në ekran të plotë.
Mëgjithëse kjo platformë numëron rreth 850 milionë përdorues , vetem 11 milionë janë me pagesë në planin Snapchat duke mos i lënë zgjidhje kompanisë vetëm se të ideojë mënyra të reja për gjenerimin e të ardhurave.