TikTok ka vepruar menjëherë pas paralajmërimit të BE-së për të hequr pamjet e luftës Izrael-Hamas.
Media sociale ka thënë se ka fshirë përmbajtjen dhe llogaritë dhunuese.
“Ne mobilizuam menjëherë burime dhe personel të rëndësishëm për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë së komunitetit tonë dhe integritetit të platformës sonë,” tha kompania në një deklaratë.
Në një letër drejtuar kompanisë, komisioneri i BE-së Thierry Breton paralajmëroi se TikTok duhet të jetë i ndërgjegjshëm për popullaritetin e tij me të rinjtë dhe të mbrojë fëmijët dhe adoleshentët nga përmbajtja e dhunshme dhe propaganda terroriste.
Blloku gjithashtu i dha X (ish Twitter), YouTube dhe Meta, pronarit të Facebook dhe Instagram, paralajmërime të ngjashme për dezinformimin, me një afat 24-orësh.
“Ne kemi një politikë të tolerancës zero për përmbajtjen që lavdëron organizatat dhe individët e dhunshëm dhe urrejtës, dhe ato organizata dhe individë nuk lejohen në platformën tonë.TikTok qëndron kundër terrorizmit. Jemi të tronditur dhe të tmerruar nga aktet e tmerrshme të terrorit në Izrael javën e kaluar. Jemi gjithashtu thellësisht të pikëlluar nga kriza humanitare në rritje që po shpaloset në Gaza”, njoftoi përmes deklaratës Tik Tok.
Përkthyer dhe përshtatur nga BBC për Probizz.al