Instituti Shqiptar i SME-ve, “SME Albania” në bashkëpunim me Kongresin Rinor Kombëtar në kuadër të programit “Tirana kryeqyteti Europian i Rinisë” do të organizojë konferencën rajonale “Tirana SME Week 2022” në datë 30 Nëntor në ambientet e “Prestige Hotel”, Golem, Durrës ora 12:00.
Eventi ka për qëllim diskutimin me sipërmarrësit shqiptarë dhe sipërmarrës nga rajoni, informimin e tyre mbi mundesitë e bashkëpunimit ndërkufitar, integrimin dhe sfidat në EU, si dhe mundësinë e përfitimit nga fonde shtetërore apo donator ndërkombëtare.
Mirëpresim të gjithë sipërmarësit të bëhen pjesë e këtij eventi.
Ju mirëpresim!