Në Shqipëri pjesë e tavolinës për natën e ndërrimit të viteve është sallata ruse, Gjeli i Detit dhe bakllavaja. Por traditat e huaja sugjerojnë edhe praninë e disa ushqimeve të tjera që të sjellin mbarësi në familje.
Rrushi
Që prej vitit 1880 spanjollët konsumojnë 12 kokrra rrushi në mesnatë. Nëse arrin të hash 12 kokrra para së të shkojë ora 12:01, fati do të jetë me ty.
Shega
Në kulturën greke shega konsiderohet një frut fatsjellës. Ata përplasin një shegë në derën kryesore të shtëpisë dhe sa më shumë kokrra të dalin aq më i mbarë do të jetë viti.
Lakrat jeshile dhe spinaqi
Të dyja simbolizojnë të ardhurat, paratë ndaj nuk duhet të mungojnë në drekat dhe darkat e Vitit të Ri.
Thjerrëzat
Në traditën italiane janë përdorur prej qindra vitesh dhe sjellin financa më të mira në familje.