Hithra që prej lashtësisë përdorej për të trajtuar sëmundje. E njohur për shumë vlera ushqyese.
Është e pasur me vitamina A, C, E, K, tiaminë, riboflavinë, acid folik.
Është gjithashtu e pasur me acide yndyrore të mira.
I siguron trupit kalcium.
Përmban një grup antioksidantësh të fuqishëm të quajtur flavonoide.
Përmban hekur me bazë bimore.
Përmban shumë elementë gjurmë si kaliumi, magnezi, mangani, fosfori, seleni dhe zinku, në përqendrime mjaft të larta.
Gjithashtu përmban shumë fitokimikate si likopeni, b-karoteni, acidi kafeik dhe betaina, substanca me aktivitet të fortë antioksidues kundër krijimit të radikaleve të lira.
Përveç kësaj, ka një përmbajtje të lartë të vitaminës C, e cila ndihmon më tej në thithjen totale të hekurit nga trupi.
Histamina që përmban ofron një efekt të fortë anti-inflamator në përgatitjet dhe llapat nga kjo bimë, të afta për të lehtësuar simptomat e inflamacionit.
Hithra është një barishte me veti astringjente, ekspektorante, tonike, anti-inflamatore, analgjezike, hemostatike, antidiabetike dhe diuretike.
Mund t’i përdorim të gjitha pjesët e bimës për përdorime të ndryshme në varësi të rastit. Gjethet, kërcelli dhe rrënja e saj mund të përdoren si infuzione, për të bërë çaj. Megjithatë, ajo mund të konsumohet edhe si barishte në shumë receta dhe përgatitje në kuzhinën tonë.
Megjithatë, përdorimi i hithrës mund të mos jetë ideal për sëmundje ose gjendje të ndryshme, dhe për këtë arsye këshillohet të konsultoheni më parë me mjekun tuaj, veçanërisht nëse jeni duke marrë ndonjë medikament.












