• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Besjana Guri në Forumin Ndërkufitar të Lumenjve: Lumenjtë nuk njohin kufij, mbrojtja e tyre kërkon bashkëpunim

October 3, 2025
in Intervista
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Besjana Guri është një prej zërave më të fuqishëm të aktivizmit mjedisor në Shqipëri dhe Evropë, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës LUMI dhe fituese e Çmimit Mjedisor Goldman 2025 për Evropën, një nga vlerësimet më prestigjioze në botë për mbrojtjen e mjedisit.

Që prej vitit 2014, ajo është e angazhuar në fushatën ndërkombëtare “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”, ku ka luajtur rol vendimtar në shpalljen e Vjosës Park Kombëtar dhe vijon të mbetet një figurë kyçe në përpjekjet për ruajtjen e ekosistemeve ujore. Përmes punës së saj, ajo gjithashtu ka treguar se mbrojtja e lumenjve nuk është vetëm një sfidë mjedisore, por një betejë shoqërore, kulturore dhe politike. Në intervistë për VASPAS, Besjana Guri ndalet tek zhvillimet e Forumit Ndërkufitar të Lumenjve, i mbajtur në shtator, në Janinë, organizuar nga organizata mjedisore MedINA në bashkëpunim me Euronatur dhe EcoAlbania si pjesë e Fushatës ‘Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës’. Ajo thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar, fuqinë e komuniteteve lokale dhe rolin e grave në menaxhimin e qëndrueshëm të basenit të lumit Aoos/Vjosa.

Forumi Ndërkufitar i Lumenjve theksoi bashkëpunimin ndërkufitar për basenin e lumit Aoos/Vjosa. Bazuar në përvojën tuaj me fushatën e Vjosës, pse është kaq I rëndësishëm bashkëpunimi ndërkufitar për mbrojtjen e lumenjve? 

Lumenjtë nuk njohin kufij shtetëror dhe shpesh here as komunitetet që jetojnë përgjatë tyre. Fushata e gjatë për mbrojtjen e Vjosës na ka mësuar se kërcënimet ndaj lumit, qofshin hidrocentralet, ndotja apo zhvillimi i pakriter, ndikojnë në të gjithë ekosistemin e lumit, nga burimi në Greqi deri në deltën e tij në Shqipëri. Edhe kur Vjosa u shpall park kombëtar në vitin 2023, ne e dinim mbrojtja nuk mund të jetë e plotë pa siguruar një mbrojtje në të dy anët e lumit, po ashtu edhe pjesët e tjera të lëna jashtë kufinjve, siç është dhe delta e Vjosës. Për më tepër, edhe ky forum e përforcoi idenë se ruajtja e ndërkufitare është tepër e rëndësishme. Kjo patjetër kërkon koordinim institucional, shkëmbim të dhënash shkencore, plane të harmonizuara menaxhimi dhe më e rëndësishmja shkëmbim mes komuniteteve në të dyja anët e kufirit. Parku i propozuar Ndërkufitar Aoos/Vjosa përfaqëson jo vetëm mbrojtje ekologjike, por një model se si kombet mund të bashkëpunojnë për të ruajtur trashëgiminë e përbashkët natyrore.

Ju keni folur për rëndësinë e punës së drejtpërdrejtë me komunitetet vendase. Çfarë keni mësuar nga komunitetet e luginës së Vjosës dhe si mund të ndihmojë kjo në menaxhimin ndërkufitar të lumenjve?

Komunitetet lokale nuk janë thjesht palë të interesuara, ata janë rojtarët kryesorë të lumenjve. Në fushatën e Vjosës, banorët kanë qenë aleatët kryesor për ruajten e tij dhe na kanë treguar sa i vlefshëm dhe jetik është ky ekosistem për ta. Një nga mësimet kryesore ështe se komunitetet janë forca e çdo fushate mjedisore. Kur lëvizja vjen nga poshtë lart edhe pse është më e vështirë, në fund është ajo më e qëndrueshmja.

Ju theksuat rolin e grave në mbrojtjen e lumenjve gjatë panelit tuaj. Pse është roli i grave thelbësor për ruajtjen e lumenjve dhe çfarë roli duhet të luajnë gratë në menaxhimin e Aoos/Vjosës?

Gratë janë shpesh herë në prapaskenë kur bëhet fjalë për vendimmarrjen në lidhje me të ardhmen e lumit, në prapaskenë në organizimet publike, ndërkohë që janë ato që kanë lidhjen më të fortë dhe të drejtpërdrejtë me ujin. Për më tepër, ato sjellin një perspektivë më ndryshe në mënyrën se si e shohin lumin dhe qasjet për mbrojtjen e tij, një perspektivë që lidh mbrojtjen e natyrës me jetën e përditshme, me shëndetin e fëmijëve, me sigurinë e ushqimit, me kulturën dhe traditën. Prandaj, roli i tyre duhet të fuqizohet më tepër në të dyja anët e kufirit, duke u dhënë zë real në komitetet e menaxhimit, duke i përfshirë në monitorim dhe planifikim, duke i mbështetur në iniciativat e tyre./Vaspas

Tags: BesjanaGuriforumiIntervistelumenjtenderkufitar
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Kompanitë e mëdha amerikane po punësojnë persona mbi 50 vjeç
Karriere

Kompanitë e mëdha amerikane po punësojnë persona mbi 50 vjeç

October 13, 2026
Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira
Biznes

Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira

October 12, 2026
Njerëzit më të suksesshëm dinë të bëjnë 3 gjëra të pakëndshme
Karriere

Njerëzit më të suksesshëm dinë të bëjnë 3 gjëra të pakëndshme

October 4, 2026
Studimi: Gratë sipërmarrëse gjenerojnë më shumë të ardhura se burrat, por marrin shumë më pak para nga investitorët
Karriere

Gratë në shëndetësi paguhen 19% më pak se burrat, alarmi i OBSH-së

September 30, 2026
Pse mosha nuk është pengesë për të nisur një biznes: Themeluesit më të suksesshëm janë mesatarisht 45 vjeç
Biznes

Pse mosha nuk është pengesë për të nisur një biznes: Themeluesit më të suksesshëm janë mesatarisht 45 vjeç

September 30, 2026
Pse liderët e zgjuar marrin vendime të këqija nën presion dhe jo, nuk është çështje disipline
Karriere

Pse liderët e zgjuar marrin vendime të këqija nën presion dhe jo, nuk është çështje disipline

September 23, 2026
Next Post
“BIO STANI” BUZËMADHE KUKËS, NJË HISTORI SUKSESI QË NISI NGA DASHURIA PËR NATYRËN DHE TRADITËN

“BIO STANI” BUZËMADHE KUKËS, NJË HISTORI SUKSESI QË NISI NGA DASHURIA PËR NATYRËN DHE TRADITËN

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

2 days ago
Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

2 days ago
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

3 days ago
Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

3 days ago
Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

4 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset