Autori i akuzuar për goditjen me celular në fytyrën e Bebe Rexhës ka habitur hetuesit.
“Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund të shfaqjes, sepse do të ishte qesharake,” ka thënë i akuzuari Nicolas Malvagna në dëshminë e tij.
Bebe Rexha, ishte në skenë duke përfunduar koncertin e saj në Rooftop në Pier 17 kur ai dyshohet se hodhi telefonin drejt saj.
Goditja e fortë e la kantautoren të gjakosur dhe me sy të nxirë.