Zbardhet dëshmia e autorit që qëlloi Bebe Rexhën

Autori i akuzuar për goditjen me celular në fytyrën e Bebe Rexhës ka habitur hetuesit.

“Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund të shfaqjes, sepse do të ishte qesharake,” ka thënë  i akuzuari Nicolas Malvagna në dëshminë e tij.

Bebe Rexha, ishte në skenë duke përfunduar koncertin e saj në Rooftop në Pier 17 kur ai dyshohet se hodhi telefonin drejt saj.

Goditja e fortë e la kantautoren të gjakosur dhe me sy të nxirë.