Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e tregtimit tënaftës në vend.
Kështu një litër naftë nga ora 18.00 e ditës së shtunë tregtohetpër 248 lekë.
Çmimi i naftës arriti rekord historik në vend më 17 qershor, kunjë litër naftë u tregtua për 265 lekë.
Çmimi I gazit është rritur me 1 lekë ndërsa benzina ka pësuarulje.
Njoftimi I plotë:
Vendimet e Bordi i Transparencës në datë 27 Gusht 2022, janë sirezultat i rritjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran kubenzina ështe ulur me -33$/ton dhe Gazoili është rritur me + 75 $/ton nga data 22.08.2022
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standarditSSH EN 590 të jetë jo më shumë se 248 lekë/litri, ndërsa ishitjes me shumicë jo më shumë se 236 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standarditSSH EN të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri,ndërsa i shitjesme shumicë jo më shumë se 189 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 79 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 67 lekë/litër përautomjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjetevedo të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorëtfamiljarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri nëmbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimete çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që ne krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Plats tëMesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare tëoperatoreve.
Ministira e Financës ndjen detyrimin të sqaroj opinionin publikse jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtënkohë dhe në të njejtën masë në bursen e gazoilit dhe benzinës.
Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por tëgazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve tëpërcaktuara në Aktin Normativ.
Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë tëgjitha shpenzimet operative.
Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjeslidhet vetem me ndryshimet në bursën Platz të mezdheut përgazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe nëlëvizjen e kursit të dollarit.
Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe përkëto bordi nuk merr vendim.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar nëmbrojtje të interesave të konsumatorëve shqipëtar dhe ruajtjes sëparimeve të konkurencës së ndershme në treg.
Situata që po kalojmë nuk është zakonte, ndaj dhe vendimet qëmarrim, vijnë si përgjigje e zhvillimeve të ekonomisë vendasepor edhe e levizjeve të tregjeve ndërkombetare.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhepakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit tëkëtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëmdo të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë