Një akuarium gjigand në Berlin (më i madhi në botë) shpërtheu herët në mëngjesin e ditës së premte, duke derdhur në rrugë 1 milionë litra ujë të kripur, rreth 1,500 peshq ekzotik dhe mbetje të tjera në një rrugë kryesore. Fuqia e gjeneruar nga përhapja e ujit shpërtheu dyert kryesore të hotelit, dhe ishte aq e fuqishme sa të regjistrohej në një apart sizmik.
“Ky shpërthim u ndje si një tërmet,” tha me të drejtë Naz Masraff, i cili po pushonte në këtë hotel. I ashtuquajturi AquaDom ishte akuariumi më i madh në llojin e tij dhe përfshinte një ashensor prej xhami që lejonte vizitorët të shikonin përreth akuariumit me diametër 11 metra dhe të admironin 100 lojet e ndryshme të specieve që jetonin në këtë hapësirë.
Për herë të parë ky akuarium u krijua në 2005 dhe u rinovua vetëm disa vite më parë nga Sea Life Aquarium.
Ishte tepër me fat për njerëzit përreth kësaj zone që shpërthimi ndodhi herët në mëngjesin e së premtes, ku shumë pak njerëz ishin të pranishëm. “Nëse ky shpërthim nuk do të kishte ndodhur në 5:45 por vetëm një orë më vonë, me shumë mundësi do të kishim një raport tepër të tmerrshëm në humbje jetësh,” tregoi një media vendase.
Vetëm 2 persona u dëmtuan nga thyerjet e xhamave megjithatë shërbimet e emergjencës i kërkuan të gjithë pushuesve të largohen pasi ndërtesa mund të ketë dëme në strukturën e saj.
Burimi: Geek Room