• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Monday, October 26, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Vendimmarrja e politikës monetare: Rritet norma bazë e interesit në 3%

March 24, 2023
in Ekonomi, Raporte, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Ditën e djeshme, në datën 23 mars 2023, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka marrë në shqyrtim dhe ka miratuar Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare. Guvernatori Sejko vijoi fjalën e tij:

“Informacioni i ri i marrë në analizë ka rezultuar në kahun e sipërm të pritjeve tona. Ky informacion sugjeron se rritja ekonomike në vend ka qenë relativisht e shpejtë dhe e qëndrueshme gjatë gjysmës së dytë të vitit të shkuar. Në të njëjtën kohë, megjithëse inflacioni ka ardhur në rënie, presionet e brendshme mbi çmimet, dhe veçanërisht ato që burojnë nga tregu i punës, vlerësohet të jenë të forta dhe në rritje.

Bazuar në sa më sipër, në mbledhjen e sotme, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të vijojë procesin e normalizimit të qëndrimit të politikës monetare. Në linjë me komunikimet tona të mëparshme, Këshilli Mbikëqyrës gjykon se ky vendim është një hap i nevojshëm për të garantuar kthimin e qëndrueshëm të inflacionit në objektiv, brenda një horizonti kohor të arsyeshëm dhe me kosto afatgjata sa më të ulëta mbi ekonominë shqiptare.

Duke faktorizuar trendet e brendshme ekonomike dhe financiare, zhvillimet e pritura në tregjet botërore, si dhe lëvizjen e sotme të politikës monetare, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se rritja ekonomike do të vijojë të mbetet në territor pozitiv ndërsa inflacioni do të zbresë gradualisht drejt objektivit gjatë vitit të ardhshëm.”

***

“Inflacioni shënoi rënie gjatë dy muajve të parë të vitit, duke shënuar vlerat respektive prej 7.2% dhe 7.1% në muajt janar dhe shkurt. Trendi rënës i inflacionit, i nisur që prej muajit nëntor të vitit të kaluar, ishte në përputhje me pritjet tona. Megjithatë, niveli i inflacionit në dy muajt e parë të vitit ishte në kahun e sipërm të pritjeve.

Në këndvështrimin e shportës, rënia e inflacionit u diktua nga një rritje më e ngadaltë vjetore e çmimeve të naftës dhe të ushqimeve, në linjë dhe me tendencat e vëna re në tregun ndërkombëtar. Nga ana tjetër, inflacioni i artikujve të tjerë të shportës u shfaq relativisht i lartë dhe i qëndrueshëm.

Në këndvështrimin makroekonomik, kjo ecuri u diktua nga reduktimi i inflacionit të importuar, ndërkohë që presionet e brendshme inflacioniste vijojnë të mbeten të larta. Këto presione ushqehen nga kërkesa e lartë për mallra e shërbime, nga rritja e shpejtë e pagave dhe e kostove të prodhimit, si dhe nga pritjet e agjentëve ekonomikë për rritje të mëtejshme të çmimeve.

Informacioni i disponuar sugjeron se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet në tremujorin e katërt të vitit të shkuar dhe tremujorin e parë të vitit aktual. Rritja e kërkesës agregate është bazuar në zgjerimin e konsumit familjar, të investimeve private e publike, si dhe të eksporteve të mallrave të shërbimeve. Kjo dinamikë është mbështetur nga rritja e të ardhurave të disponueshme, nga përmirësimi i besimit të biznesit e të familjeve, nga bilancet e shëndosha të sektorit privat, si dhe nga kushtet ende stimuluese financiare.

Zgjerimi i shpejtë dhe i qëndrueshëm i kërkesës agregate ka sjellë një shfrytëzim gjithnjë e më të lartë të kapaciteteve prodhuese të ekonomisë shqiptare. Vlerësimet tona sugjerojnë se kërkesa agregate për mallra e shërbime ka shënuar një rritje më të shpejtë se potenciali prodhues i ekonomisë shqiptare. Ky konkluzion pasqyrohet në normat historikisht të larta të shfrytëzimit të kapaciteteve në sektorin privat, nga rritja e vazhdueshme e punësimit, nga rënia në nivele minimale historike e normës së papunësisë, si dhe nga rritja e shpejtë e pagave në sektorin privat.

Në veçanti, paga mesatare në sektorin privat u zgjerua me rreth 14% në terma vjetorë gjatë tremujorit të fundit të vitit të shkuar. Kjo rritje ka mbështetur zgjerimin e të ardhurave të disponueshme të familjeve shqiptare, ka ushqyer zgjerimin e konsumit familjar si dhe ka ndihmuar qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike. Megjithatë, nga ana tjetër, ajo ka rritur kostot e prodhimit të biznesit dhe ka lehtësuar përcjelljen e rritjes së çmimeve nga tregjet e huaja në ekonominë vendase.

Përkundrejt tyre, tregjet e brendshme financiare vijojnë të mbeten të qeta dhe të transmetojnë normalizimin e deritanishëm të qëndrimit të politikës monetare, si në vend dhe në botë. Normat e interesit kanë shënuar rritje në të gjithë harkun e produkteve financiare, ndërkohë që yield-et e letrave më vlerë të qeverisë kanë rënë, duke pasqyruar më mirë lëvizjet e deritanishme të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë. Po ashtu, kursi i këmbimit të lekut ndaj monedhave kryesore ka vijuar të shfaqë tendenca mbiçmimi, në përgjigje të përmirësimit të bilancit të shkëmbimeve tregtare me jashtë si dhe të ruajtjes së atraktivitetit relativ të instrumenteve financiare në lekë. Së fundi, ndonëse në ngadalësim, kredia për sektorin privat ka vijuar të zgjerohet, duke mbështetur zgjerimin e konsumit dhe të investimeve në ekonomi.

Përditësimi i parashikimeve konfirmon pritjet tona të mëparshme dhe sugjeron se trendet kryesore ekonomike të vëna re gjatë muajve të fundit do të vijojnë edhe në të ardhmen. Më konkretisht, inflacioni pritet të shënojë rënie graduale gjatë tremujorëve në vijim dhe të kthehet në objektiv gjatë mesit të vitit të ardhshëm. Po ashtu, rritja ekonomike pritet të qëndrojë në territor pozitiv, ndonëse ritmi i rritjes parashikohet të shënojë një ngadalësim të lehtë gjatë vitit aktual.

Këto projeksione janë të kushtëzuara nga:

  • materializimi i pritjeve të tregjeve ndërkombëtare për një reduktim progresiv të inflacionit dhe një frenim të përkohshëm të ritmit të rritjes në partnerët tanë tregtarë;
  • materializimi i pritjeve tona për ruajtjen e një ambienti të qëndrueshëm dhe ende stimulues financiar në vend;
  • materializimi i projeksioneve të buxhetit për ngadalësimin e ritmit të konsolidimit fiskal gjatë vitit; si dhe nga,
  • një lëvizje e mëtejshme drejt normalizimit të qëndrimit të politikës monetare në mbledhjen e sotme.

Në veçanti, në konsistencë me gjykimet e mëparshme, Banka e Shqipërisë vëren se normalizimi i mëtejshëm i qëndrimit të politikës monetare është një hap i nevojshëm për të siguruar stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit.“

***

Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

  • të rrisë normën bazë të interesit, nga niveli 2.75% në nivelin 3.00%;
  • të rrisë normën e interesit të kredisë njëditore, nga niveli 3.75% në nivelin 4.00%;
  • të rrisë normën e interesit të depozitës njëditore, nga niveli 1.75% në nivelin 2.00%.

Këshilli Mbikëqyrës gjykoi se presionet e larta inflacioniste që burojnë nga ambienti i brendshëm janë një faktor i rëndësishëm rreziku, së pari, për respektimin e objektivit të stabilitetit të çmimeve dhe, më tej, për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit. Në këto rrethana, ai e vlerësoi të nevojshme reduktimin e stimulit monetar nëpërmjet rritjes së normës bazë të interesit. Këshilli Mbikëqyrës vëren se kjo masë është në përputhje me komunikimet tona të mëparshme dhe në konsistencë me lëvizjet e fundit të bankave kryesore qendrore.

Bazuar në informacionin aktual, Këshilli Mbikëqyrës gjykon se pjesa më e madhe e normalizimit të nevojshëm monetar është kryer tashmë. Në linjë me komunikimet e mëparshme, Këshilli Mbikëqyrës thekson se qëndrimi i ardhshëm i politikës monetare do të udhëhiqet nga të dhënat e reja, dhe në veçanti balanca e presioneve inflacioniste, qëndrueshmëria e rritjes ekonomike dhe tregues të tjerë të shëndetit ekonomik dhe financiar të vendit.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Tags: Banka e ShqipërisëEkonomiGent SejkoInflacionInflacioneKeshilli MbikqyresNorme baze interesi
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair
Ekonomi

Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

October 26, 2026
Bashkitë që kanë “vjelur” më shumë para nga ndërtimet
Ekonomi

Borxhet e administrimit të pallateve, masa më të forta për pronarët: Kamatëvonesa 30% dhe kufizime në Kadastër

October 26, 2026
Ndarja e pronës mes bashkëpronarëve, si bëhet regjistrimi përmes e-Albania
Ekonomi

Ndarja e pronës mes bashkëpronarëve, si bëhet regjistrimi përmes e-Albania

October 25, 2026
Paga mesatare në ekonomi 56.7 mijë lekë në tremujorin e dytë, më të mirëpaguarit menaxherët
Ekonomi

Kush janë 10 njerëzit më të pasur në Evropë? Nga Zara dhe Lidl te kriptovalutat, pasuri që kalojnë 700 miliardë dollarë

October 24, 2026
Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët
Te Pergjithshme

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

October 23, 2026
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025
Ekonomi

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

October 18, 2026
Next Post
WhatsApp më i fundit për Windows mbështet video-telefonatat me tetë persona

WhatsApp më i fundit për Windows mbështet video-telefonatat me tetë persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

1 hour ago
Bashkitë që kanë “vjelur” më shumë para nga ndërtimet

Borxhet e administrimit të pallateve, masa më të forta për pronarët: Kamatëvonesa 30% dhe kufizime në Kadastër

2 hours ago
Punon pa pushim, por nuk ndihesh kurrë i suksesshëm? 3 shenja që puna po të merr jetën pa e kuptuar

Punon pa pushim, por nuk ndihesh kurrë i suksesshëm? 3 shenja që puna po të merr jetën pa e kuptuar

3 hours ago
Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

1 day ago
A e ul vërtet alkooli stresin e punës pas gotës së parë? Shkenca shpjegon çfarë ndodh në trurin tonë

A e ul vërtet alkooli stresin e punës pas gotës së parë? Shkenca shpjegon çfarë ndodh në trurin tonë

1 day ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset