Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale foto nga kantieri në tunelin e Llogarasë ku janë hapur plotësisht 6 kilometrat e tij . Sipas tij po punohet me ritëm të lartë për armatimin e plotë deri në përfundimin e kësaj vepre strategjike.
Tuneli i Llogarasë, një ndër veprat më të mëdha publike, i pozicionuar në jug-perëndim të vendit, afërsisht 20 km në jug të Vlorës, ka një vlerë investimi 142 milionë euro dhe me impakt të drejtpërdrejtë në gjithë ekonominë e vendit.