Në një shkrim të “The Sun”, dermatologia Mar Stevenson thotë se nuk është i nevojshëm një dush i përditshëm.
Sipas saj njerëzit duhet të bëjnë dush çdo dy deri në tre ditë dhe shpeshtësia e dushit duhet të varet kryesisht nga faktorë personal.
Përjashtim bëjnë vetëm ata njerëz që ushtrojnë çdo ditë në palestër ose merren me ndonjë aktivitet tjetër fizik që çon në djersitje të shtuar.
“Ne nuk duhet të bëjmë dush për një kohë shumë të gjatë sepse mund të prishë yndyrën dhe lëkurën tonë dhe kështu të çojë në lëkurë të thatë, irritime të caktuara dhe ndonjëherë edhe skuqje. Unë i këshilloj të gjithëve që një dush të mos zgjasë më shumë se tre minuta”, shpjegon Stevenson.