Media e radhës që i ka kushtuar një artikull Shqipërisë turistike është “L’est républicain”.
Kreu i qeverisë shqiptare ka shpërndarë në rrjetet sociale shkrimin e botuar nga gazetare franceze . Media ndër të tjera shkruan “Shqipëria është e mahnitshme. Aty ku ndjenja e mirëseardhjes ndriçon buzëqeshjet e njerëzve, në guidën e plotë nga Alpet e veriut dhe Shkodra, për të shkuar nga Tirana në Gjirokastër, në Butrint e në bregdet, në një shëtitje unike, ku brenda një kohe të shkurtër gjen gjithçka për të kaluar pushime fantastike”.
Rama bëri me dije “mbi 60 mijë vizitorë francezë kanë zgjedhur Shqipërinë nga janari deri në korrik të këtij viti, plot 56 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”.