Një tjetër lajm i mirë sa i përket turizmit në Shqipëri.
Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve e ka vendosur për muajin korrik Shqipërinë në vendin e parë për rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në trafikun ajror.
Sipas grafikut Shqipëria ka patur një rritje prej 116 % e ndjekur nga Armenia me një rritje 70 % në krahasim me vitin 2019.
Vendi ynë përjetoi këtë sezon veror bum turistik me rritjen e madhe të numrit të turistëve që e preferuan për të kaluar pushimet.