Dy ditë i ka zgjatur kengëtares Enca Haxhia qëndrimi në burg. 27 vjeçarja kishte mbjellë 5 vazo me kanabis në shtëpinë private të saj në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë.
Gjykata e Tiranës e ka lënë me masë sigurie detyrim paraqitje Ruenca Haxhiajn.
Ajo ishte e pranishme në seancë, por zgjodhi të mos flasë.
Më herët këngëtarja kishte deklaruar se kanabisin e kishte për përdorim vetjak. Ndërkohë para dy ditësh u shoqërua në polici edhe i dashuri i saj, por më pas u la i lirë.