Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se pagat e infermierëve do të rriten me 15 mijë lekë në buxhetin vitit 2024 dhe nga kjo do të përfitojnë 14 207 infermierë.
Projektbuxheti parashikon një fond prej 11 miliardë lekësh për rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve të përgjithshëm, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, mësuesve në arsimin para-universitar, forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qendrore dhe vendore.