Në një situatë të tensionuar, Kuvendi ka miratuar në parim me 83 vota projektligjin për vitin 2024.
Ndërsa deputetët e opozitës hodhën tymuese. Pas votimit, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla njoftoi mbylljen e seancës.
Projektbuxheti 2024 tejkalon për herë të parë 7 miliardë euro shpenzime publike të planifikuara dhe në të njëjtën kohë projekton uljen e borxhit publik
Projektbuxheti vijon mbështetjen për një rritje të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për të arritur një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj.