“All I Want for Christmas Is You” ka qëndruar për 14 javë në krye të Hot 100 të Billboard.
Kjo këngë ka bërë që Mariah Carey të hyjë në historinë e klasifikimeve të Billboard.
Madhështinë e suksesit të këngës së Krishtlindjes e tregojnë edhe rekordet e thyera në Spotify ku, në ditën e festave, “All I Want for Christmas Is You” u bë kënga më e luajtur përgjatë një dite, me një total prej 23.7 milionë dëgjimesh, një rritje nga 21.2 milionë vitin e mëparshëm.
Kënga u lançua për herë të parë në vitin 1994 duke i rezistuar kohës dhe viteve. Ajo është kthyer në një traditë dhe siguron një vend prestigjioz në playlistat e festave. “All I Want for Christmas Is You” e ka ngritur Carey në piedestalin e artistëve me ndikim të qëndrueshëm në kulturën festë të Krishtlindjeve.