Shqipëria dhe Serbia parafirmosën Marrëveshjen Kuadër në fushën e sigurimeve shoqërore.
Për palën shqiptare kjo marrëveshje u parafirmos nga Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, znj. Olta Manjani, ndërsa për palën serbe nga përfaqësuesi i Ministrisë së Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, z. Zoran Milosevic.
Marrëveshja iu siguron qytetarëve shqiptarë një sërë përfitimesh, si: pensionin e pleqërisë, përfitimet e barrëlindjes, pensionin familjar, atë të invaliditetit, etj. Ajo gjithashtu siguron bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë që qytetarët të mos humbasin vitet e tyre të punës.
Raundi i dytë i negociatave u zhvillua në Tiranë, pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në datat 12-14 mars.