Investimi për veprën infrastrukturore që lidh portin e Porto Romanos me Shkozetin po ecen më ritme të kënaqshme.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga loti 3 i kantierit Porto Romano-Durrës, vepër që do të lidhë zonën e Porto Romanos me segmentin Tiranë-Durrës, në daljen e Shkozetit, duke shmangur trafikun brenda qytetit të Durrësit.
Punimet në lotin e 3 të segmentit rrugor Porto Romano-Durrës janë drejt përfundimit.
Porto-Romano do të bëhet porti më i madh detar i Shqipërisë, duke shtrirë përfitimet ekonomike në të gjithë Evropën Juglindore.