“Këshilli i Investimeve, një forum ku në këtë sesion bashkojmë idetë dhe përpjekjet për të forcuar konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare dhe për të rritur aksesin në tregjet evropiane”, shkruan në facebook ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja .
Tema e diskutimit ishte, “Për Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Aksesit në Tregje të Produkteve Shqiptare me Standarde evropiane”, e cila është thelbësore për zhvillimin e ekonomisë sonë, veçanërisht në rrugëtimin drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian. Përnbushja e standardeve evropiane është një proces i panegociueshëm në rrugën e integrimit.
Qeveria dhe sektori privat duhet të punojnë së bashku për të përmbushur standardet e nevojshme dhe për të tejkaluar sfidat ekzistuese.
Me tej ai thotë se bashkëpunimi është çelësi për të arritur objektivat tona të përbashkëta dhe për të bërë produktet shqiptare konkurruese në tregjet ndërkombëtare!