Shqipëria njihet për varietetet autoktone të rrushit, prej nga prodhohen një sërë verërash cilësore.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj solli shembullin e Avni Kërcikut në Gramsh me mbi 10 vite eksperiencë si vreshtar, i cili zotëron 15 dynym vreshta cilësore.
“Prodhimet e tij të rrushit shkojnë për verën në tregun vendas, ndërsa ai vetë prodhon raki tradicionale, duke ruajtur traditat e zonës”, tha Denaj.
Shqipëria numëron rreth 11 mijë hektarë vreshta të varieteteve të ndryshme dhe gjatë viteve të fundit prodhimi i verërave është rritur me rreth 11.2 %, duke fituar qëndrueshmëri në volumin e prodhimit në rreth 190-195 mijë tonë/vit.
Kjo ecuri pozitive konfirmon potencialin që ka ky sektor për t’u rritur dhe për t’u kthyer në një model të suksesshëm zhvillimi./ATSH