• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Sipërmarrësi turk Kenan Sevinç: Shqipëria ka ecur me shpejtësi vitet e fundit

September 21, 2024
in Biznes, Siperrmarres te suksseshem
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

“Një nga arsyet pse hymë në sektorin HORECA është zhvillimi i turizmit”

Shqipëria është një treg joshës edhe për investitorët e huaj në sektorë të ndryshëm. Një peshë të rëndësishme zënë marrëdhëniet tregtare me Turqinë dhe bashkëpunimi mes dy vendeve. Kenan Sevinç, është një nga sipërmarrësit më të suksesshëm turq që bën biznes në vendin tonë prej më shumë se dhjetë vitesh. Global Distribution sjell për publikun shqiptar një sërë produktesh që gjejnë përdorim të përditshëm. Në një intervistë për Probizz.al, Z. Kenan Sevinç tregon për eksperiencën e tij në të bërit biznes në vendin tonë.

Prej 10 vitesh operoni në tregun shqiptar në fushën e biznesit. A ka qenë hap i duhur për ju prezenca në Shqipëri ?

Në tregun shqiptar kemi hyrë në vitin 2007. Si rezultat i studimeve paraprake që kemi bërë, kemi parë se ka hapësira dhe mundësi  të mira për të hyrë në treg.  Ne u futëm në treg me markat tona të forta. Mendoj se morëm vendimin e duhur. 

Si është pozicionuar sot në treg Global Distribution dhe cila është gama e produkteve që ofron?

Global Distribution shpërndan marka kryesore nga vende të ndryshme. Disa prej tyre janë Patos, Peyman, Biscolata, Karuzo. Përveç kësaj, ne kemi markën Bora Toilet paper, me të cilën ne japim një kontribut të rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Ne e kemi arritur ta prodhojme këtë produkt në Shqipëri. Gjithashtu eksportojmë në shumë vende markën tonë Bora. Ne prodhojmë markën tonë Moment Biscuit e cila  është një fabrike vendase me emër Anter Biscuits. Ne e eksportojmë këtë produkt në vende të ndryshme.  Global Distribution është ndër 10 kompani më të mira të shpërndarjes në Shqipëri. Me një staf më shumë se 100 punonjës, ne i shërbejmë të gjithë Shqipërisë. 

Cilat janë ambiciet tuaja të mëtejshme në fushën e të bërit biznes?

Që nga  ky vit, kemi bërë një hyrje serioze në sektorin Horeca. Ne vazhdojmë të punojmë për të qenë një shpërndarës i mirë në këtë fushë. 

Si e krahasoni Shqipërinë me Kosovën në klimën e biznesit?

Kur krahasojmë Kosovën dhe Shqipërinë, ka dallime serioze. Zakonet e konsumit janë shumë të ndryshme.  Në të dy vendet shohim edhe mangësitë edhe favoritet. Megjithatë, mund të them se Shqipëria është zhvilluar me shpejtësi vitet e fundit, e ndikuar me shumë nga turizmi.

Sa ndikim ka zhvillimi i turizmit në Shqipëri edhe në ecurinë e sipërmarrjes tuaj?

 Turizmi siç ndikon pozitivisht në çdo sektor, gjithashtu është i ndikueshëm edhe në sektorin tonë. Në veçanti, një nga arsyet pse hymë në sektorin Horeca është zhvillimi i turizmit. Nëse zgjidhet mungesa e personelit të kualifikuar dhe hapen zonat e trajnimit për turizmin, turizmi do të rritet më shumë.

Si duket interesi i sipërmarrësve apo investitorëve turq në Shqipëri?

Kompanitë turke i kanë dhënë gjithmonë prioritet investimit në Shqipëri. Aktualisht, kemi shumë investime serioze turke në sektorë të ndryshëm. Kemi investime të rëndësishme në sektorin bankar, miniera dhe në energjitike. Mendoj se kjo do të rritet edhe më shumë në vitet e ardhshme. Ne e kemi parë gjithmonë  Shqipërinë si një vend mik.

Cilët sektorë shihen me prioritet?

Tani ne po tregojmë qe kemi interes serioz për sektorët e turizmit, energjisë, shëndetësisë dhe ndërtimit. Në vitet e ardhshme, do të kemi investimet serioze turke në këto sektorë.

Tags: BizneseHORECAKenanSevincShqiperisipermarresturk
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Enagic, nga Japonia drejt botës: Teknologjia Kangen Water dhe filozofia e një kompanie ndërkombëtare
Biznes

Enagic, nga Japonia drejt botës: Teknologjia Kangen Water dhe filozofia e një kompanie ndërkombëtare

October 15, 2026
Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira
Biznes

Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira

October 12, 2026
Pse mosha nuk është pengesë për të nisur një biznes: Themeluesit më të suksesshëm janë mesatarisht 45 vjeç
Biznes

Pse mosha nuk është pengesë për të nisur një biznes: Themeluesit më të suksesshëm janë mesatarisht 45 vjeç

September 30, 2026
Marketingu, tashmë me IA – Hoxha: Nga posterat te videot, redukton kohën, por nuk ul gjithmonë kostot e bizneseve
Biznes

Marketingu, tashmë me IA – Hoxha: Nga posterat te videot, redukton kohën, por nuk ul gjithmonë kostot e bizneseve

September 23, 2026
AMARILDO BAKALLI – PROFESIONIST I PUNIMEVE ME GIPS
Risi

AMARILDO BAKALLI – PROFESIONIST I PUNIMEVE ME GIPS

September 21, 2026
Isaku Construction, standard dhe përkushtim në çdo projekt, nga themeli deri në dorëzim
Biznes

Isaku Construction, standard dhe përkushtim në çdo projekt, nga themeli deri në dorëzim

September 15, 2026
Next Post
“Mirror”: Shqipëria, destinacioni më i kërkuar për pushime nga turistët britanikë

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni më i kërkuar për pushime nga turistët britanikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

1 day ago
Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

1 day ago
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

2 days ago
Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

2 days ago
Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

3 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset