• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

A.Skin, formula unike e kujdesit të lëkurës me produkte organike shqiptare

September 23, 2024
in Biznes, Histori Suksesi, RISI
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

“Çertifikimi i produkteve sipas standarteve evropiane”

Nuk ndodh shpesh që të merret më e mira e vlerave të bimëve medicinale shqiptare dhe të shkrihet në një formulë. A.Skin po sjell revolucion me konceptin e ri të së bukurës. Për freskinë dhe bukurinë po ruan me fanatizëm atë që na e ka falur natyra: bimët organike. Një biznes familjar, lider sot në eksportin e bimëve medicinale në botë ka frymëzuar brezin e ri të familjes që të mendojë me mprehtësi për të ardhmen e kujdesit të lëkurës. Në shportën e bimëve medicinale aq të kërkuara në botë, përzgjodhi me të mirën: lavandulën, e përdorur për dekada në aplikime të ndryshme. Sot A.Skin është markë që po sjell në treg produkte me bazë organike dhe çertifikim ndërkombëtar për kujdesin ndaj lëkurës si për femra ashtu edhe për meshkuj. Formulat më përbërë natyralë kanë patur rezultate të shkëlqyera tek klientët duke krijuar besueshmëri dhe tejkaluar pritshmëritë. Në një intervistë për Probizz.al themeluesja e A.Skin Lorela Gjoka thotë se në ngritjen e reputacionit të markës ka ndikuar edhe çertifikimi i produkteve sipas standarteve europiane .

Si arritët të krijonit linjën tuaj për kujdesin ndaj lëkurës?

A.SKIN u formësua si një koncept para më shumë se shtatë vitesh, si derivat i   biznesit familjar të eksportit të bimëve medicinale dhe erëzave. Kisha një vizion për të zgjeruar gamën e produkteve tona dhe për të ofruar produkte me cilësi të lartë, duke shfrytëzuar në mënyrë të veçantë bimët shqiptare. Qëllimi im ishte të diferencoja markën duke integruar teknologjinë në kujdesin e lëkurës, në mënyrë që t’i ofroja klientëve një përvojë të ngjashme me atë të një spa-je, por në komoditetin e shtëpisë së tyre. A.SKIN u themelua dy vite më parë me një linjë të kufizuar produktesh, dhe ne jemi të përkushtuar që secilin prej tyre ta zhvillojmë me një vëmendje të veçantë ndaj detajeve. Pas një hulumtimi të thelluar, kuptuam rëndësinë e bashkëpunimit me prodhues italianë të produkteve të kujdesit të lëkurës, ku dhe prodhohen produktet tona.


Produktet Askin realizohen vetëm me përbërës me prejardhje natyrale, a e komplikon kjo procesin deri në rezultatin final?

Kur formulojmë produkte për kujdesin e lëkurës, është thelbësore të vlerësojmë burimin dhe cilësinë e përbërësve natyralë. Zgjedhja e ingredienteve organike dhe të përftuara në mënyrë të qëndrueshme siguron që produktet tona të jenë jo vetëm efektive, por edhe etike.

Inovacioni në kujdesin natyral të lëkurës kërkon të qëndroni gjithmonë të informuar mbi zhvillimet dhe kërkimet më të fundit në këtë fushë.

Duke përzgjedhur dhe shfrytëzuar me kujdes dhuratat e natyrës, mund të krijohen produkte që janë po aq ushqyese sa edhe efektive, duke kultivuar një bukuri që shkon përtej sipërfaqes. Çdo proces prodhimi përballet me sfida të veta, por kërkon përkushtim për të zhvilluar atë në të cilën besoni me të vërtetë.


Cfarë bimësh shqiptare përdoren për serumet  ?

Në formulimin e A.SKIN HYDRATE & REPAIR SERUM, zgjedhja jonë kryesore ishte lavandula, e njohur për vetitë e saj medicinale dhe e përdorur për dekada në aplikime të ndryshme.

Në zhvillimet tona të ardhshme, planifikojmë të përfshijmë edhe bimë të tjera të njohura shqiptare.


Sa ndikon certifikimi i produkteve sipas standarteve europiane në besueshmërinë e klientëve?

Të kesh produkte të certifikuara sipas standardeve evropiane është një avantazh i rëndësishëm në tregun shqiptar, pasi kjo rrit reputacionin e markës dhe demonstron potencialin dhe besueshmërinë e saj.

Për tregjet tona të tjera ndërkombëtare, kjo është një kriter i domosdoshëm për të pasur sukses në nivel global.

A do të shtoni gamën e produkteve dhe nëse po, çfarë ?

Që nga lançimi ynë, kemi qenë të përkushtuar në zhvillimin e produkteve të tjera. Aktualisht, jemi në përfundim të dy formulave të reja, të cilat dëshirojmë t’i mbajmë të fshehta për momentin.

Si ka qenë feedback-u i klientëve që kur nxorët në treg linjën tuaj?

Jam vërtet e lumtur nga ndikimi që ka pasur A.Skin. Pashë një interes të madh gjatë lançimit të produktit tonë të parë, Red Light Therapy Massage Wand. Lançimi i dytë, serumi, tejkaloi pritshmëritë e mia. Do të jem gjithmonë mirënjohëse ndaj komunitetit tonë për përqafimin e filozofisë së A.Skin.

Gjithashtu, ishte një surprizë e këndshme numri i konsiderueshëm i klientëve meshkuj që kemi tërhequr. Është e qartë se A.Skin ka arritur me sukses të zbehë kufijtë gjinorë në industrinë e kujdesit të lëkurës.

Web: www.a-skn.com

IG: askin_skincare

Tags: A.SkinkujdesndajlekuresprodukteorganikeShqiptare
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit
Histori Suksesi

Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit

August 21, 2026
Berat Zulbehari – Arti që dialogon me historinë dhe identitetin
Histori Suksesi

Berat Zulbehari – Arti që dialogon me historinë dhe identitetin

August 20, 2026
Kompania e sipërmarrësit shqiptar në SHBA, shpallet më e mira në rajonin e saj, falë vlerësimeve të klientëve
Siperrmarres te suksseshem

Kompania e sipërmarrësit shqiptar në SHBA, shpallet më e mira në rajonin e saj, falë vlerësimeve të klientëve

August 19, 2026
Çifti shqiptaro-amerikan renditet i 5-ti në SHBA me kantinën e verës në Connecticut
Biznes

Çifti shqiptaro-amerikan renditet i 5-ti në SHBA me kantinën e verës në Connecticut

August 13, 2026
Edlira Harapi, një artiste shqiptare mes muzikës dhe pikturës
Evente

Edlira Harapi, një artiste shqiptare mes muzikës dhe pikturës

August 11, 2026
3.8 miliardë euro për startup-et e rajonit, AI dominon investimet, diaspora ndryshon hartën e kapitalit
Startup

3.8 miliardë euro për startup-et e rajonit, AI dominon investimet, diaspora ndryshon hartën e kapitalit

August 10, 2026
Next Post
Deri në 20 milionë lekë mbështetje për sipërmarrje të akuakulturës

Deri në 20 milionë lekë mbështetje për sipërmarrje të akuakulturës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

OpenAI prezanton “ChatGPT for Teens”, versionin e ChatGPT të përshtatur për adoleshentët

OpenAI prezanton “ChatGPT for Teens”, versionin e ChatGPT të përshtatur për adoleshentët

1 hour ago
A duhet të konsumojmë vezë çdo ditë ?

Vezët nuk janë burimi i vetëm i proteinave: ushqimet që mund t’i sjellin më shumë organizmit

2 hours ago
Si të përgatiten familjet e pasura për kalimin e pasurisë te brezi i ardhshëm

Si të përgatiten familjet e pasura për kalimin e pasurisë te brezi i ardhshëm

2 hours ago
Të aplikosh për një punë nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Ta fitosh atë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë!

Të aplikosh për një punë nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Ta fitosh atë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë!

23 hours ago
Armëpushimi dyjavor SHBA-IRAN, ulet çmimi i naftës

Nafta shtrenjtohet në Shqipëri, çmimi arrin në 219 lekë për litër

23 hours ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset