Pas një ditë të ngarkuar dhe me stres rekomandohet një zgjidhje pa kosto dhe që nuk kërkon shumë angazhim.
Ecni , Ecni, Ecni.
Një shtëtitje në natyrë mund të rrisë nivelet e endorfinave, të përmirësojë fokusin dhe të largojë lodhjen.
E konsideruar si aktivitet i lehtë, ecja ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, duke siguruar furnizimin me oksigjen dhe lëndë ushqyese të nevojshme për energji të qëndrueshmë gjatë ditës.
Nëse vijoni ta praktikoni rregullisht ajo gjithashtu mund të zhdukë stresin dhe përmirësojë shëndetin mendor.
Edhe mjekët e rekomandojnë ecjen që të futet në rutinën e përdishme pasi ka shumë përfitime fizike dhe mendore.












