
Me 29 shtator përfundon një cikël për të nisur një etapë të re.
Pas dy dekadash sukses në Lezhë, Rapsodia do ju mirëpresë në Shtëpinë e re.
Prej këtij tetori gatimet e e frymëzuara nga tradita dhe të risjella në formatin Gourmet mund t’i shijoni në ambjentet e Arka Ark Hotel, me vendndodhje tek Kodra e Diellit 2, Tiranë.
Krijuesi i saj Alfred Marku , ndër kontribuesit kryesorë për prezantimin dinjitoz të gastronomisë shqiptare premton një përvojë unike në kryeqytet.
Destinacioni i ri mbyll rrugëtimin e gjatë të Rapsodisë në Lezhë. Një histori që nisi në vitin 2006, mirëpriti miliona të apasionuar pas ushqimit cilësor, me pjata plot shije dhe kombinime të guximshme.
“Prej aty lindën dhe produktet e bulmetit “Rapsodia” të cilat i shkojnë konsumatorit përmes rrjetit të supermarketeve, ndërsa për banorët e Lezhës ndalesa është shëtitorja “Milingonat”.
Me falenderime të pafundme për çdo mik apo dashamirës të kuzhinës së Rapsodisë në këtë histori të gjatë kulinarie, stafi ju mirëpret me shumë dashuri dhe me menu eskluzive në Restorantin e Ri në Tiranë”, thotë Chef Alfred Marku në komunikimin me ndjekësit në rrjetet sociale.
Arti është i njëjtë, ndryshon vetëm shtëpia!













