• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

BUJTINA “PAZARI I VJETËR”, KTHIMI NË RRËNJËT E SHIJES DHE MIKPRITJES HASJANE

September 2, 2025
in Biznes
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Bujtina “Pazari i Vjetër” në Krumë është shumë më tepër se thjesht një vend për t’u ngrënë; ajo është një projekt pasioni dhe dashurie, i lindur nga ëndrra e një nëne për kuzhinën tradicionale. Themeluar nga Demush Kastrati dhe familja e tij, bujtina rrëfen një histori të veçantë fillimi: nga gatimet në shtëpi dhe dërgesat për miq, deri te kthimi në një ndërtesë me rëndësi historike në zemër të ish-“Pazarit të Vjetër” të qytetit. Ky emër nuk është i rastësishëm; ai është një homazh i thellë ndaj historisë së lashtë të lagjes, ku ndërtesa e bujtinës shërbeu dikur si njësia e parë e shërbimit në kohën e regjimit, duke u kthyer tani në një simbol të rikthimit të traditës, nostalgjisë dhe shijes autentike të kuzhinës hasiane.

Elementi dallues i “Pazarit të Vjetër” është një synim i pandërprerë për autenticitet, i reflektuar në çdo detaj. Ambienti fizik është një muze i jetës. Me një ndërtim që kujton kullat e moçme, bujtina është e stolisur me gurë të gdhendur me dorë, të grumbulluar me durim nga fshatrat e Hasit, dhe të mbushur me relike të vjetra – nga mjetet e zejtarëve dhe të rrobaqepësve, tek veshjet e dikurshme. Kjo nuk është thjesht dekoratë; është një përpjekje e ndërgjegjshme për të risjellë në jetë kulturën dhe traditat e një zone me një trashëgimi të pasur, duke i kthyer vizitorët në mysafirë që përjetojnë një kohë tjetër.

Në thelb të kësaj përvoje qëndron kushtëzimi ndaj kuzhinës autentike hasiane dhe ushqimeve bio. “Pazari i Vjetër” është dhe mbetet një testament i dashurisë së diasporës për tokën e tyre dhe dëshirës së të rinjve për të investuar dhe të zhvilluar rajonin.

Intervistë e plotë e Z. Demush Kastrati, një nga themeluesit e Bujtinës “Pazari i Vjetër” për Diasporën Hasiane.

Si lindi ideja për të hapur Bujtinën “Pazari i Vjetër”?
Ideja e hapjes së bujtinës mori pikënisje nga një dëshirë dhe pasion i nënës që ka për kuzhinën. E kemi nisur këtë gjë duke gatuar në shtëpi dhe duke bërë dërgesat e ushqimeve nëpër lokalet e afërta në qytet. Kryesisht porositë na janë bërë nga miq tanë të afërt. Kështu, shkoi duke u rritur kërkesa. Në pronën familjare që kishim blerë së bashku me vëllanë (që ndodhet në Angli), vendosëm ta ndërtojmë këtë “shtëpi gatimi”.

Emri Bujtina “Pazari i Vjetër” është shumë i ngrohtë dhe i ftuar. Pse e zgjodhët pikërisht këtë emër? A përfaqëson një filozofi specifike?
Bujtina jonë ndodhet në ish-pjesën e vjetër të qytetit të Krumës. Është quajtur lagjia “Pazari i Vjetër”. Ndërtesa që kemi blerë ka qenë njësia e parë e shërbimit që është ndërtuar që në kohën e regjimit të kaluar, rreth viteve 60-70. Ka shërbyer si restorant dhe hotel që në pikënisjen e ekzistencës së saj si ndërtesë, dhe ky ka qenë pikërisht qëllimi për të cilin është ndërtuar. Kjo lagje ka pikënisje akoma më të hershme, para viteve 43-44, pasi ka pasur arkitekturën e qarshisë së Gjakovës apo të Shkupit, por fatkeqësisht pas ardhjes së regjimit ndryshoi struktura. Në këtë lagje janë kryer të gjitha shërbimet si zejtaritë, këpuctari, farmaci, furrë buke, rrobaqepsi, berberhane, si dhe zyrat e institucioneve të kohës. Pra, këtë emër e zgjodhëm në respekt të asaj që ka qenë ndërtesa, emrit ku ndodhet gjeografikisht, dhe logjikës së rikthimit të asaj që dikur ka qenë: nostalgi dhe shije në gatim, traditë dhe kulturë!

Çfarë ju shtyn të jeni të përqendruar në ushqime bio?
Ushqimet bio janë dashuria dhe përkushtimi që kemi për kuzhinën dhe për klientin. Ne duam që shëndeti dhe shija të kombinohen. Për ne, ushqimi është edhe emocion, përveçse një vakt i radhës!

A mund të përshkruani shkurtimisht filozofinë tuaj në kuzhinë?
Ne kemi fatin të kemi një kuzhinier me përvojë! Dhe aty gatuhet me shumë dashuri dhe me përkushtim! Ne duam që ushqimi të jetë një “ftesë” e shijshme për klientin për të vizituar bujtinën sa herë që atyre u jepet rasti! Ne punojmë me këtë parim: “Klient i kënaqur, kuzhinë e kënaqur!” Gjatimet janë tipike hasiane dhe të zonës! Kuzhinieri është nga Has, një person i afërt i joni! Ka një eksperiencë të gjatë në këtë profesion! Ka punuar dhe në emigracion me këtë profesion!

Çfarë produktejsh merrni nga ferma për bujtinë?
Nga ferma, për ne shërbim të bujtinës, marrim qumështin, mishin e viçave dhe pulat!

 Si ndikojnë produktet bio të zonës dhe të fermës suaj në shijen e pjatave?
Produktet bio të zonës dhe të fermës sonë ndikojnë që kuzhina jonë, me bazë kuzhinën tradicionale të Hasit, të nxjerrë gjellë sa më të shijshme dhe me shijën e “vaktit të shtëpisë”. Pite e Hasit është kryesorja, të mos harrojmë!

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen? A keni ndonjë projekt të ri?
Në të ardhmen, ne duam të krijojmë mundësi që t’u vëmë në dispozicion të mysafirëve tanë edhe hiking! Do të donim të vendosnim në fermë 5-6 kuaj, dhe mysafirëve që e preferojnë këtë eksperiencë për të vizituar malet tona, t’u krijojmë këtë mundësi.

 Cila është ftesa më e sinqertë për mysafirët tuaj?
Mikpritja hasiane, ushqimi bio i zonës, janë ftesa më e sinqertë për mysafirët tanë!

A keni ndonjë produkt të ri në plan për fermën?
Në raport me fermën, duam të krijojmë në të ardhmen djathin e Hasit.

Burimi: Diaspora Hasjane

Tags: bujtinakrumemikrpritjehasjanepazariivjeter
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Shkencëtarët krijojnë panele diellore të padukshme që lejojnë dritaret të prodhojnë energji elektrike
RISI

Shkencëtarët krijojnë panele diellore të padukshme që lejojnë dritaret të prodhojnë energji elektrike

July 15, 2026
Kidoor, platforma shqiptare që synon të ndryshojë mënyrën si prindërit edukojnë fëmijët në epokën digjitale
Biznes

Kidoor, platforma shqiptare që synon të ndryshojë mënyrën si prindërit edukojnë fëmijët në epokën digjitale

June 28, 2026
Sipërmarrësi Leotrim Iseni: Çdo biznes i suksesshëm shqiptar forcon besimin dhe imazhin e komunitetit tonë në Zvicër
Biznes

Sipërmarrësi Leotrim Iseni: Çdo biznes i suksesshëm shqiptar forcon besimin dhe imazhin e komunitetit tonë në Zvicër

June 27, 2026
Nga një biznes familjar në disa sipërmarrje të suksesshme, historia e një vizionari
Biznes

Nga një biznes familjar në disa sipërmarrje të suksesshme, historia e një vizionari

June 25, 2026
Hotel Adriatik udhëheq sektorin e mikpritjes në Shqipëri drejt një të ardhmeje pa plastikë
Biznes

Hotel Adriatik udhëheq sektorin e mikpritjes në Shqipëri drejt një të ardhmeje pa plastikë

June 23, 2026
ComplyOn AI, startup-i shqiptar që ndihmon bizneset të menaxhojnë riskun e inteligjencës artificiale
Startup

ComplyOn AI, startup-i shqiptar që ndihmon bizneset të menaxhojnë riskun e inteligjencës artificiale

June 16, 2026
Next Post
TRADITA E HASIT NË ÇDO KAFSHATË, RECETAT SEKRETE QË E BËJNË “FURRË BUKE PASTICERI SULAJ” LEGJENDË

TRADITA E HASIT NË ÇDO KAFSHATË, RECETAT SEKRETE QË E BËJNË “FURRË BUKE PASTICERI SULAJ” LEGJENDË

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

4 days ago
Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

4 days ago
Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

4 days ago
Disa këshilla si të qetësoni djegiet nga dielli

Djegiet nga dielli, si të qetësoni lëkurën dhe të shmangni dëmtimet

4 days ago
Nga Mëngjesi Deri në Darkë – Sa Gota me Ujë Duhet të Pini

Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë ujë

5 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset