• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Monday, August 10, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

ComplyOn AI, startup-i shqiptar që ndihmon bizneset të menaxhojnë riskun e inteligjencës artificiale

June 16, 2026
in Startup
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Inteligjenca artificiale po hyn me shpejtësi në kompani, banka, institucione dhe organizata, por bashkë me mundësitë që sjell, po rrit edhe nevojën për kontroll, përgjegjësi dhe pajtueshmëri ligjore. Pikërisht këtë sfidë synon të adresojë ComplyOn AI, startup-i i themeluar nga Anisa Berisha, i cili fitoi vendin e parë në Women Startup Competition Albania. Në këtë intervistë për Business Magazine, Anisa tregon si lindi ideja për ComplyOn AI, çfarë boshllëku pa në tregun shqiptar dhe rajonal, pse ligje si EU AI Act do të ndryshojnë mënyrën se si bizneset përdorin AI, dhe si platforma e saj synon t’i ndihmojë organizatat të identifikojnë më herët rreziqet, të shmangin kostot dhe ta kthejnë compliance nga një detyrim administrativ në një mjet strategjik për rritje.

Urime për vendin e parë në Women Startup Competition. Çfarë përfaqëson ky vlerësim për ju dhe si mendoni se mentorimi do të ndikojë në zhvillimin e ComplyOn AI dhe zgjerimin e tij në tregjet europiane?
Faleminderit shumë! është një njohje që ka rëndësi jo vetëm për mua personalisht, por për gjithë ekipin e ComplyOn AI dhe besoj për ekosistemin e startupeve në Shqipëri. Ky vlerësim thotë diçka të rëndësishme: që problemet reale, të ndërtuara me rigorozitet dhe vizion, vlerësohen. Ne nuk jemi një produkt “trendy” por jemi duke zgjidhur një çështje që organizatat po e ndjejnë me forcë në cdo ditë që kalon: si të qeverisin dhe të menaxhojnë riskun e AI-t në mënyrë të strukturuar dhe ligjërisht të mbrojtur duke marre parasysh kornizat rregullatore dhe ligjore që po krijohen në këtë aspekt! Sa i përket Italisë: Roma është qendër e rëndësishme europiane për fintech, legaltech dhe politikë rregullatore. Mentorimi atje do të na ndihmojë të shtrojmë rrugën për zgjerim europian, të testojmë modelin tonë me treg më të maturuar dhe të ndërtojmë partneritete strategjike. Italia është gjithashtu një vend me lidhje të forta me Ballkanin Perëndimor, kjo është mundësi, jo thjesht eksperiencë.

Cili është backgroundi juaj profesional dhe si lindi ideja për ComplyOn AI? Çfarë boshllëku identifikuat në fushën e AI Governance, riskut dhe pajtueshmërisë që ju shtyu të ndërtoni këtë zgjidhje?

Kam mbi 8 vite eksperiencë duke punuar në ekosistemet e inovacionit, me sektorin privat dhe institucione ndërkombëtare si OSBE, Ambasada Britanike, gjithmonë në kryqëzimin e politikës, teknologjisë dhe rregullimit. Aktualisht ndjek studimet pasuniversitare në Universitetin e Essex-it, për Inteligjence Artificiale, kombinuar me certifikime në AI Risk & Governance nga universitete si Oxford dhe Lund. Ky kombinim, më dha një lente të veçantë: e shoh teknologjinë jo vetëm si mjet, por si sistem me pasoja ligjore, etike dhe organizative. Ideja për ComplyOn AI lindi nga një vëzhgim i thjeshtë por i rëndësishëm: organizatat në Ballkanin Perëndimor po adoptojnë AI me shpejtësi, por pa asnjë infrastrukturë qeverisëse. Ndërkohë, BE-ja po ndërtonte kornizën më ambicioze rregullatore të botës, EU AI Act-in. Vura re një boshllëk të madh: asnjë firmë e dedikuar nuk ekzistonte në rajon për t’i ndihmuar këto organizata. Ky boshllëk ishte problemi. ComplyOn AI është përgjigja.

Shumë organizata ende e shohin compliance si një funksion administrativ. Si po e transformon ComplyOn AI atë në një mjet strategjik për menaxhimin e riskut, vendimmarrjen dhe krijimin e vlerës?

Ky është ndoshta ndryshimi më i rëndësishëm në mentalitet që ne sjellim. Compliance tradicionale pyet: “A jemi në rregull me ligjin?” dhe ndalon aty. ComplyOn AI pyet: “Cilat janë rreziqet që po marrim sot, si ndikojnë ato në vendimmarrje, dhe si mund t’i shndërroj ato në avantazh konkurrues?” Kur një organizatë di me saktësi se cilat sisteme AI të saj janë me risk të lartë, ajo mund të vendosë më mirë ku të investojë, ku të mos shkojë dhe si të pozicionohet ndaj klientëve dhe rregullatorëve. Përputhshmëria bëhet argument biznesi, jo pengesë burokratike. Ky është transformimi që ne ofrojmë.

Në publikimet tuaja flitet për kalimin nga “Static Compliance” në “Active Intelligence”. Çfarë nënkupton kjo filozofi dhe si ndryshon nga mënyra tradicionale e menaxhimit të pajtueshmërisë?

Compliance statike është një foto: e bën një herë në vit, e ruan në sirtar, dhe shpreson të mos e kontrollojë askush derisa të bësh tjetrën vitin e ardhshëm. Pra, kontrolle periodike, auditime dhe raportime që ndodhin në intervale të caktuara. Active Intelligence është një sistem i gjallë. Rregulloret ndryshojnë, EU AI Act po evoluon, ligji i ri Shqiptar për AI është duke u miratuar, standardet ISO po përditësohen. Nëse organizata juaj nuk monitoron këto ndryshime në kohë reale, rreziku juaj rritet çdo ditë pa e kuptuar. Kjo nënkupton monitorim të vazhdueshëm, identifikim të hershëm të rreziqeve dhe aftësinë për të vepruar para se problemet të materializohen.

 ComplyOn AI kombinon inteligjencën artificiale, monitorimin në kohë reale dhe automatizimin e proceseve. Si bashkëveprojnë këto komponentë për të ndihmuar organizatat të menaxhojnë më mirë riskun dhe pajtueshmërinë?

Këta komponentë funksionojnë si një ekosistem i integruar. Inteligjenca artificiale analizon të dhënat dhe identifikon sinjale të mundshme risku, monitorimi në kohë reale siguron dukshmëri të vazhdueshme mbi situatën e organizatës, ndërsa automatizimi redukton ngarkesën manuale dhe përshpejton proceset e kontrollit dhe raportimit. Rezultati është një qasje më e shpejtë, më e saktë dhe më efektive ndaj menaxhimit të riskut dhe pajtueshmërisë.

Një nga veçoritë kryesore të ComplyOn AI është identifikimi i hershëm i rreziqeve dhe boshllëqeve të pajtueshmërisë. A mund të ndani një shembull konkret se si kjo qasje mund të ndihmojë organizatat të shmangin probleme, kosto dhe ndërprerje operacionale?

Shembull konkret: imagjinoni një bankë shqiptare që përdor një sistem AI për vlerësimin e kredisë. Sipas EU AI Act, sisteme të tilla klasifikohen si high-risk: kanë kërkesa strikte për transparencë, dokumentacion teknik dhe monitorim njerëzor. Nëse banka nuk e di këtë, ose e mëson vetëm kur vjen inspektimi, kostoja ligjore, reputacionale dhe operacionale është shumëfish më e lartë se parandalimi. Qasja jonë e identifikimit të hershëm do të kishte sinjalizuar këtë risk në fazën e adoptimit, jo pas saj.

Me EU AI Act dhe miratimin për e ligjin e ri të AI në Shqipëri, si po ndryshon mënyra se si kompanitë duhet të menaxhojnë AI dhe riskun? Çfarë roli luan ComplyOn në këtë tranzicion?

Sa i përket kontekstit rregullator: EU AI Act tashmë po hyn plotësisht në fuqi gradualisht deri në 2027. Kompanitë nuk mund ta shohin më AI si thjesht teknologji. Tani AI trajtohet si:

* sistem i klasifikuar sipas rrezikut (low / high-risk)
* subjekt i auditimit dhe dokumentimit të detyrueshëm
Kjo do të thotë që çdo model AI duhet të ketë gjurmueshmëri dhe përgjegjësi të qartë. Shqipëria, si vend kandidat, është nën presion konvergjence: draft- ligji i ri kombëtar për AI reflekton drejtpërdrejt arkitekturën europiane, pra synon përafrim të plotë me EU AI Act, që do të thotë:

* kategori risku
* kërkesa për monitorim dhe kontroll
* krijim i autoriteteve mbikëqyrëse dhe strukturave të AI governance

ComplyOn AI është pikërisht ura midis asaj që ligji kërkon dhe asaj që organizata mund të bëjë praktikisht duke e transformuar detyrimin në kapacitet./Businessmag

Tags: biznesetComplyOnAIinteligjenceartificialeShqiptarStartup
ShareTweetShare

TE NGJASHME

3.8 miliardë euro për startup-et e rajonit, AI dominon investimet, diaspora ndryshon hartën e kapitalit
Startup

3.8 miliardë euro për startup-et e rajonit, AI dominon investimet, diaspora ndryshon hartën e kapitalit

August 10, 2026
Kidoor, platforma shqiptare që synon të ndryshojë mënyrën si prindërit edukojnë fëmijët në epokën digjitale
Biznes

Kidoor, platforma shqiptare që synon të ndryshojë mënyrën si prindërit edukojnë fëmijët në epokën digjitale

June 28, 2026
Mira Murati gati të tronditë sërish teknologjinë/ Startup-i i saj po krijon IA që flet si njeri në kohë reale
INOVACION

Ish-drejtoresha e OpenAI prezanton vizionin e startup-it të saj të ri dhe paralajmëron për rrezikun e përqendrimit të pushtetit në industrinë e inteligjencës artificiale.

June 10, 2026
Shqipëria e 4-ta në Evropë për rritjen e ekosistemit të startup-eve, një ngjitje historike prej 8 vendesh në klasifikimin global
Aktualitet

Shqipëria e 4-ta në Evropë për rritjen e ekosistemit të startup-eve, një ngjitje historike prej 8 vendesh në klasifikimin global

May 28, 2026
BERZH mbështet qendrën Kallz në përgatitjen e startupeve për nisjen dhe fuqizimin e biznesit të tyre
Ekonomi

BERZH mbështet qendrën Kallz në përgatitjen e startupeve për nisjen dhe fuqizimin e biznesit të tyre

May 14, 2026
LUNEE, Startup-i shqiptar nga Zvicra që po transformon organizimin e dasmave të diasporës
Biznes

LUNEE, Startup-i shqiptar nga Zvicra që po transformon organizimin e dasmave të diasporës

May 14, 2026
Next Post
Ky grafik tregon 6 fazat e rritjes së karrierës. Ku jeni ju tani?

Pse sipërmarrësit kanë frikë nga dështimi dhe si mund ta shohin atë ndryshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Nuk je gjithmonë i lodhur sepse nuk fle mjaftueshëm: Ndoshta ke nevojë për një tjetër lloj pushimi

Nuk je gjithmonë i lodhur sepse nuk fle mjaftueshëm: Ndoshta ke nevojë për një tjetër lloj pushimi

3 hours ago
Sa duhet të fitoni në Shqipëri për të arritur “pragun e lumturisë”? Studimi e vlerëson në 28 mijë dollarë në vit

Sa duhet të fitoni në Shqipëri për të arritur “pragun e lumturisë”? Studimi e vlerëson në 28 mijë dollarë në vit

5 hours ago
3.8 miliardë euro për startup-et e rajonit, AI dominon investimet, diaspora ndryshon hartën e kapitalit

3.8 miliardë euro për startup-et e rajonit, AI dominon investimet, diaspora ndryshon hartën e kapitalit

6 hours ago
Publikim i pagave të punonjësve dhe pasaporta digjitale e punësimit, çfarë sjell drafti i ri

Publikim i pagave të punonjësve dhe pasaporta digjitale e punësimit, çfarë sjell drafti i ri

2 days ago
Pjeshkët, aleati më i mirë i verës

Pjeshkët, aleati më i mirë i verës

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset