• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Së shpejti nis Simpoziumi Ndërkombëtar i Artit “Struga ’26”

August 24, 2026
in Evente
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Edicioni i 11-të i Simpoziumit Ndërkombëtar të Artit “Struga ’26” do të zhvillohet nga 29 gushti deri më 3 shtator 2026, në qytetin e Strugës, duke mbledhur artistë nga vende të ndryshme të botës.

Krahas krijimtarisë artistike, programi i këtij edicioni sjell një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike, përfshirë performanca, punëtori për fëmijë, vizita kulturore, aktivitete në natyrë dhe evente të hapura për publikun.

Drejtori i Simpoziumit, Burhan Ahmeti, e cilëson edicionin e 11-të si një vazhdimësi të rëndësishme të këtij manifestimi, por edhe si një hap të ri drejt ndërkombëtarizimit të tij.

“Edicioni i 11-të është për ne një vazhdimësi shumë e rëndësishme, por njëkohësisht edhe një hap përpara në ndërkombëtarizimin e Simpoziumit. Nga viti në vit kemi arritur të krijojmë një familje të madhe artistësh nga vende, kultura dhe tradita të ndryshme. Këtë vit kemi synuar që programi të jetë edhe më dinamik dhe më i hapur ndaj publikut.”

Gjatë gjashtë ditëve, artistët pjesëmarrës do të krijojnë vepra të reja, ndërsa do të kenë mundësinë të prezantojnë krijimtarinë dhe eksperiencat e tyre artistike.

Një nga momentet e veçanta të programit do të jetë performanca artistike e Refki Gollopenit, në Qendrën NABIZI, në ambient të hapur. Programi përfshin gjithashtu vizita në Manastirin e Shën Naumit, Muzeun mbi Ujë dhe qytetin e Ohrit, aktivitete në natyrë, piknik, si dhe një punëtori artistike për fëmijë.

Simpoziumi do të përmbyllet me ekspozitën e veprave të realizuara gjatë qëndrimit të artistëve, e cila do të prezantohet në Qendrën e Kulturës në Strugë, në ambient të hapur.

“Art Connects Cultures” – Arti lidh kulturat

Motoja e këtij edicioni, “Art Connects Cultures” – “Arti lidh kulturat”, përmbledh filozofinë mbi të cilën është ndërtuar Simpoziumi gjatë 11 edicioneve.

Struga është shndërruar ndër vite në një pikë takimi të artistëve, kulturave, traditave dhe shkollave të ndryshme artistike.

“Në Simpozium nuk takohen vetëm artistë; takohen gjuhë, kultura, tradita, shkolla dhe mënyra të ndryshme të të menduarit dhe të krijuarit. Artistët vijnë nga vende të ndryshme të botës, por për gjashtë ditë jetojnë dhe krijojnë së bashku në të njëjtën hapësirë. Pikërisht aty ku ekzistojnë barriera gjuhësore, arti bëhet gjuha e përbashkët.”

Gjatë edicioneve të kaluara, në Simpozium kanë marrë pjesë qindra artistë nga dhjetëra vende të botës, duke krijuar një rrjet të gjerë miqësish dhe bashkëpunimesh ndërkombëtare.

Për organizatorët, një nga qëllimet kryesore është që artistët ndërkombëtarë të njohin jo vetëm Simpoziumin, por edhe Strugën, Ohrin, Liqenin e Ohrit, kulturën, trashëgiminë dhe mikpritjen e kësaj treve.

Një koleksion që pasurohet çdo vit

Pas përfundimit të Simpoziumit nuk mbeten vetëm kujtimet dhe fotografitë. Mbeten veprat e artit, kontaktet profesionale, miqësitë dhe bashkëpunimet ndërkombëtare.

Veprat e krijuara ndër vite formojnë një koleksion që pasurohet vazhdimisht dhe përfaqëson një arkiv vizual të historisë së Simpoziumit. Çdo vepër mbart identitetin e artistit, vendin prej nga vjen dhe një pjesë të përvojës së tij në Strugë.

Nga njohjet e krijuara gjatë Simpoziumit kanë lindur ekspozita, projekte të përbashkëta, vizita artistike dhe bashkëpunime të reja ndërkombëtare.

Siç thekson Ahmeti, Simpoziumi nuk shihet vetëm si një aktivitet gjashtëditor, por si një proces që nis në Strugë dhe vazhdon të jetojë në vende të ndryshme të botës përmes artistëve dhe veprave të tyre.

“Në fund, suksesi më i madh për ne është kur një artist largohet nga Struga jo vetëm me një vepër të re, por me miq të rinj, ide të reja dhe me dëshirën për t’u rikthyer përsëri. Pikërisht këtu merr kuptimin e plotë edhe motoja jonë: ‘Art Connects Cultures’.”

Struga ’26, një takim i artit, kulturave dhe njerëzve nga e gjithë bota.

Tags: ArtedicioniNderkombetarsimpoziumistruga2026
ShareTweetShare

TE NGJASHME

“Ngjyrat e jetës” e Teuta H. Imerit vjen në Tiranë
Evente

“Ngjyrat e jetës” e Teuta H. Imerit vjen në Tiranë

October 7, 2026
TETORI ROZË – NGJYRAT SHËROJNË
Evente

TETORI ROZË – NGJYRAT SHËROJNË

October 5, 2026
Tirana mirëpret konferencën rajonale “Turn ESG into Business Value” më 6 tetor
EVENTE BIZNESESH

Tirana mirëpret konferencën rajonale “Turn ESG into Business Value” më 6 tetor

September 29, 2026
Marketingu, tashmë me IA – Hoxha: Nga posterat te videot, redukton kohën, por nuk ul gjithmonë kostot e bizneseve
Biznes

Marketingu, tashmë me IA – Hoxha: Nga posterat te videot, redukton kohën, por nuk ul gjithmonë kostot e bizneseve

September 23, 2026
Future2Tech, panairi i Teknologjisë, Inovacionit dhe Edukimit rikthehet për të katërtin vit rradhazi. Ja pse duhet të merrni pjesë!
EVENTE BIZNESESH

Future2Tech, panairi i Teknologjisë, Inovacionit dhe Edukimit rikthehet për të katërtin vit rradhazi. Ja pse duhet të merrni pjesë!

September 21, 2026
AllWeb prezanton dy folës të rinj, Lisa Hogg dhe Boban Ilik i bashkohen konferencës!
EVENTE BIZNESESH

AllWeb prezanton dy folës të rinj, Lisa Hogg dhe Boban Ilik i bashkohen konferencës!

September 18, 2026
Next Post
Makinat elektrike pushtojnë Evropën, një në katër makina të reja në korrik ishin elektrike

Makinat elektrike pushtojnë Evropën, një në katër makina të reja në korrik ishin elektrike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Kompanitë e mëdha amerikane po punësojnë persona mbi 50 vjeç

Kompanitë e mëdha amerikane po punësojnë persona mbi 50 vjeç

5 hours ago
Robotët me inteligjencë artificiale drejt supermarketeve, në Danimarkë po testohen për të mbushur raftet gjatë natës

Robotët me inteligjencë artificiale drejt supermarketeve, në Danimarkë po testohen për të mbushur raftet gjatë natës

6 hours ago
Donna Carpenter, historia e suksesit të Burton: Mos ndiqni çdo trend, ruani identitetin dhe ndryshoni atë që duhet

Donna Carpenter, historia e suksesit të Burton: Mos ndiqni çdo trend, ruani identitetin dhe ndryshoni atë që duhet

8 hours ago
A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira

Qiratë në Shqipëri u rritën dy herë më shpejt se mesatarja e BE-së

9 hours ago
Robert E. Hall dhe Michael Woodford fitojnë Nobelin në Ekonomi 2026, vlerësohen për kontributin në stabilitetin ekonomik

Robert E. Hall dhe Michael Woodford fitojnë Nobelin në Ekonomi 2026, vlerësohen për kontributin në stabilitetin ekonomik

1 day ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset