Publikohet projekti më i fundit që mezi pritej nga Filloreta Raçi, e njohur përgjithësisht me emrin artistik, Fifi. Kënga e saj më e re dhe e shumëkomentuar “Maniak i dhimbjes” është një nga baladat e saj që bëjnë gjithmonë bujë.
Producenti i njohur Çelik Lipa në SBS Entertainment ka punuar këngën e re të Fifit. Surpriza e saj është pjesëmarrja e Fatjonit, i shumëpërfoluri i ‘Përputhen’ si protagonist në videoklip.
Ky projekt paska qenë arsyeja e postimeve të përbashkëta të dyshes për disa javë që trazuan shumë ujëra.
Më poshtë gjeni dhe këngën e plotë. /Probizz.al/