• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Thursday, October 8, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Industritë kreative zënë 4.31% të ekonomisë shqiptare, IT dhe softueri udhëheqin rritjen

October 7, 2026
in Ekonomi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Industritë e bazuara në të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të kanë kontribuar me 4.31% të Produktit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë në vitin 2024, ose rreth 108.6 miliardë lekë (1.05 miliardë euro).

Shifra vjen nga studimi i parë kombëtar për ndikimin ekonomik të këtyre industrive në Shqipëri, i përgatitur me mbështetjen e GIZ dhe duke përdorur metodologjinë e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO).

Studimi tregon se vlera e shtuar e industrive të bazuara në të drejtën e autorit është rritur ndjeshëm në pesë vitet e fundit. Nga 63 miliardë lekë në vitin 2020, ajo arriti në 108.6 miliardë lekë në 2024, një rritje nominale prej 72.4%. Duke hequr efektin e inflacionit, rritja reale llogaritet në 39.3%, ose rreth 8.6% në vit, dukshëm mbi rritjen reale të ekonomisë shqiptare gjatë së njëjtës periudhë, e vlerësuar në rreth 22.9%.

Megjithatë, jo të gjitha industritë që lidhen me të drejtën e autorit kanë të njëjtën peshë. Industritë thelbësore, që përfshijnë aktivitetet që krijojnë, prodhojnë dhe shpërndajnë vepra të mbrojtura nga e drejta e autorit, përbënin 3.34% të PBB-së në vitin 2024, nga 2.98% në vitin 2020.

IT dhe softueri, motori kryesor

Rritja është udhëhequr kryesisht nga teknologjia e informacionit dhe softueri. Vlera e shtuar e këtij sektori u dyfishua nga 14 miliardë lekë në vitin 2020 në 28.2 miliardë lekë në 2024.

Edhe sektorët e artit, argëtimit dhe kulturës kanë shënuar një zgjerim të fortë, me vlerën e shtuar që u rrit nga 10 miliardë në 20.5 miliardë lekë, ose 105%.

Në anën tjetër, botimet, audiovizivi dhe transmetimi patën një rritje më të moderuar, prej 27.7%. Studimi e lidh këtë zhvillim me transformimin e industrisë mediatike dhe kalimin gradual nga modelet tradicionale të shtypit drejt produkteve dhe shërbimeve digjitale.

Pavarësisht rritjes së konsiderueshme në vlerë absolute, pesha e industrive të së drejtës së autorit në ekonomi ra nga 4.54% e PBB-së në 2023 në 4.31% në 2024. Arsyeja kryesore është se vlera e shtuar e sektorit të softuerit u stabilizua, nga 28.8 miliardë lekë në 2023 në 28.2 miliardë lekë në 2024, ndërsa ekonomia në tërësi vijoi të zgjerohej.

Shqipëria pranë Serbisë, nën mesataren globale

Në një krahasim ndërkombëtar, Shqipëria rezulton pak nën mesataren globale të vendeve të analizuara nga WIPO, prej 4.9% të PBB-së.

Kontributi i industrive të të drejtës së autorit është më i lartë se në Kosovë, me 2.35%, dhe pranë Serbisë, me 4.00%, ndërsa Holanda arrin në rreth 6%.

Megjithatë, krahasimi duhet lexuar me kujdes, pasi të dhënat për vendet e ndryshme i referohen viteve të ndryshme: 2019 për Kosovën, 2012 për Serbinë dhe 2022 për Holandën.

Një sektor i rëndësishëm që ende nuk matet veçmas

Një nga gjetjet e rëndësishme të studimit lidhet me mënyrën se si statistikat zyrtare e pasqyrojnë këtë sektor. Industritë e bazuara në të drejtën e autorit nuk gjurmohen aktualisht si një kategori e veçantë në llogaritë kombëtare të INSTAT. Për këtë arsye, studimi rekomandon krijimin e një llogarie satelitore për industritë e të drejtës së autorit, e cila do të mundësonte matjen periodike të kontributit të tyre në PBB, punësim, eksporte dhe tregues të tjerë ekonomikë.

Studimi evidenton kështu një sektor që shpesh shihet kryesisht përmes dimensionit kulturor, por që tashmë ka një peshë të matshme në ekonomi, veçanërisht përmes teknologjisë, softuerit, industrive kreative dhe përmbajtjes digjitale.

Burimi: GIZ Albania

Tags: EkonomiIndustriITKreativesoftueri
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Shqipëria, ndër vendet me konsumin më të ulët të energjisë për familje në Europë
Ekonomi

Shqipëria, ndër vendet me konsumin më të ulët të energjisë për familje në Europë

October 7, 2026
BSH: Pagesat elektronike mund të kursejnë 38.7 miliardë lekë në vit
Ekonomi

BSH: Pagesat elektronike mund të kursejnë 38.7 miliardë lekë në vit

October 6, 2026
26% e bizneseve shqiptare përdorin tregtinë online, ndër shifrat më të larta në rajon
Ekonomi

26% e bizneseve shqiptare përdorin tregtinë online, ndër shifrat më të larta në rajon

October 6, 2026
Banesë pa truall në pronësi? Procedurat për privatizim – Vendimi/ Kush përfiton të drejtën për tokat shtetërore në përdorim, afatet
Bota

Çmimet e banesave në Evropë nuk ndalen: Portugalia dhe Bullgaria kryesojnë rritjen

October 5, 2026
Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro
Ekonomi

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

October 5, 2026
Rriten sërish çmimet e ushqimeve, ja produktet që po shtrenjtohen më shumë
Ekonomi

Rriten sërish çmimet e ushqimeve, ja produktet që po shtrenjtohen më shumë

October 4, 2026
Next Post
“Ngjyrat e jetës” e Teuta H. Imerit vjen në Tiranë

“Ngjyrat e jetës” e Teuta H. Imerit vjen në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Përdoruesit e iPhone 18 Pro raportojnë kërcitje dhe klikime të pazakonta nga altoparlanti

Përdoruesit e iPhone 18 Pro raportojnë kërcitje dhe klikime të pazakonta nga altoparlanti

18 hours ago
“Ngjyrat e jetës” e Teuta H. Imerit vjen në Tiranë

“Ngjyrat e jetës” e Teuta H. Imerit vjen në Tiranë

20 hours ago
Industritë kreative zënë 4.31% të ekonomisë shqiptare, IT dhe softueri udhëheqin rritjen

Industritë kreative zënë 4.31% të ekonomisë shqiptare, IT dhe softueri udhëheqin rritjen

20 hours ago
Shqipëria, ndër vendet me konsumin më të ulët të energjisë për familje në Europë

Shqipëria, ndër vendet me konsumin më të ulët të energjisë për familje në Europë

22 hours ago
BSH: Pagesat elektronike mund të kursejnë 38.7 miliardë lekë në vit

BSH: Pagesat elektronike mund të kursejnë 38.7 miliardë lekë në vit

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset