Disa kompani të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rekrutojnë në mënyrë aktive punonjës mbi moshën 50 vjeç.
Kompanitë në fjalë janë vlerësuar për ofrimin e vendeve të punës me paga të larta dhe kushte fleksibël.
Sipas legjislacionit amerikan, punëdhënësit nuk lejohen të diskriminojnë hapur një kandidat për punë për shkak të moshës së tij.
Madje, disa biznese shkojnë edhe më tej, duke synuar të marrin certifikimin Certified Age-Friendly Employer (CAFE), që do të thotë «Punëdhënës i Certifikuar si Miqësor ndaj Moshës».
Ky certifikim tregon se kompania duhet të ofrojë një mjedis pune të përshtatshëm për punonjësit e moshave të ndryshme, veçanërisht për ata mbi 50 vjeç.
Certifikimi u krijua në vitin 2006 nga Age Friendly Institute, i cili tashmë është pjesë e grupit 55/Redefined.
Në faqen e internetit të 55/Redefined thuhet: «Ne u mundësojmë bizneseve të angazhojnë dhe të mbajnë punonjës dhe konsumatorë mbi moshën 50 vjeç, ndërsa i ndihmojmë individët të përballojnë me sukses ndryshimet dhe të zhvillohen gjatë moshës së mesme dhe më tej».
Kompanitë e mëdha që po punësojnë persona mbi 50 vjeç
Disa biznese që zotërojnë certifikimin CAFE aktualisht po ofrojnë vende pune në Shtetet e Bashkuara.
Mes tyre përfshihen emra të mëdhenj si AstraZeneca dhe Humana.
Në listë bën pjesë edhe Parkview Health, një organizatë jofitimprurëse që ofron shërbime shëndetësore.
Organizata shërben për komunitetet në shtetet amerikane të Ohajos dhe Indianës.
Edhe American Heart Association (Shoqata Amerikane e Zemrës) është vlerësuar për statusin e saj si punëdhënës miqësor ndaj moshës.
Mundësi punësimi edhe në sektorin sportiv
Në fushën e sportit, organizata e bejsbollit Boston Red Sox është një tjetër punëdhënës që ka marrë certifikimin CAFE.
Ajo nuk është e vetmja skuadër sportive që e ka fituar këtë status.
Vendet e punës në stadiumet lokale mund të përfshijnë pozicione si guida për vizitorët ose punonjës në sektorin e administrimit dhe shitjes së biletave.
Aktualisht, në listën CAFE përfshihen më shumë se 100 punëdhënës, që operojnë në sektorë të ndryshëm, përfshirë administratën publike, teknologjinë dhe median, kujdesin shëndetësor, arsimin dhe tregtinë me pakicë. / The US Sun
Marrë nga Monitor











