• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Thursday, October 29, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Hiqet taksa mbi karburantet? Kalon te taksat vjetore e makinave përfshirë edhe elektriket

October 29, 2026
in Ekonomi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Pas 15 vitesh, Shqipëria mund t’i japë fund taksës së qarkullimit prej 27 lekësh për litër karburant. Ky ndryshim mund të krijojë hapësirë për uljen e çmimit të naftës dhe benzinës.

Në kushtet kur çmimet e karburanteve në tregjet ndërkombëtare po rriten dhe qytetarët po paguajnë karburant gjithnjë e më shtrenjtë, qeveria shqiptare po shqyrton mundësinë e një ndërhyrje strukturore të rëndësishme duke ndryshuar strategjinë e  taksimit të karburanteve. Në prill të këtij viti, qeveria miratoi një mekanizëm që redukton me 20% akcizën në rastet kur çmimi i naftës kalon 220 lekë për litër dhe ai i benzinës 200 lekë për litër. Por tashmë po diskutohet mundësia e një ndërhyrje strukturore dhe në këtë rast, ndërhyrja e parashikuar është heqja e taksës së qarkullimit dhe transferimi i saj te taksa e automjeteve. Kjo lëvizje mund të amortizonte edhe më tej rritjen e pakontrolluara të çmimit të karburanteve që vjen nga tregjet nga ku Shqipëria i importon ato.

Por si do kompensohen të ardhurat e munguara?

Në fakt kjo lëvizje nuk do të prodhojë mangësi në arkën e shtetit. Burime të besueshme i thanë SCAN se heqja e taksës së qarkullimit mund të shoqërohet me rritjen e taksave vjetore të automjeteve, me rritjen e taksës për automjetet e luksit dhe më futjen në skemën e taksimit edhe të makinave elektrike.  

Qëllimi është kompensimi i të ardhurave që buxheti i shtetit do të humbiste nga kjo masë, duke synuar ruajtjen e nivelit të përgjithshëm të arkëtimeve.  

Ende mbetet për t’u përcaktuar niveli i taksave të reja, mënyra e përllogaritjes së tyre dhe diferencimi sipas kategorive të automjeteve. Këta elementë do të përcaktojnë se cilët drejtues do të përfitojnë nga ulja e mundshme e çmimit të karburantit dhe cilët mund të përfundojnë duke paguar më shumë në total.

Ndryshimi do të kishte edhe një ndikim të konsiderueshëm në strukturën e të ardhurave buxhetore. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, gjatë periudhës 2023–2025, buxheti i shtetit ka arkëtuar mesatarisht rreth 21,7 miliardë lekë në vit nga taksa e qarkullimit, ndërsa vetëm në vitin 2025 të ardhurat arritën në rreth 24,2 miliardë lekë. Kjo është një shumë e konsiderueshme që do të duhej të kompensohej përmes mekanizmit të ri të taksimit.

Efekti më i drejtpërdrejtë i reformës do të ishte te çmimi i karburanteve. Aktualisht, taksa e qarkullimit është 27 lekë për litër dhe mbi këtë shumë aplikohet edhe TVSH-ja prej 20%. Për rrjedhojë, heqja e saj do të krijonte hapësirë për një ulje teorike të çmimit final të naftës dhe benzinës deri në 32,4 lekë për litër. Megjithatë, ulja reale do të varej nga transferimi i plotë i efektit fiskal në çmimet e tregtimit.

Ndërkohë nëse kjo masë do aplikohej sëbasshku me masën provizore që është aktualisht në fuqi si masë e jashtëzakonshme, atëhere çmimi I karburanteve do ulej dhe më tej dhe qeveria do të kishte edhe më shumë mjete në dorë për të amortizuar rritjet që mund të pësojnë tregjet ndërkombëtare.

Propozimi përfaqëson edhe një kthesë historike në politikën fiskale. Në gusht të vitit 2011, Shqipëria ndërmori reformën e kundërt, duke hequr taksën fikse vjetore të qarkullimit dhe duke zhvendosur taksimin drejt konsumit të karburantit. Taksa mbi karburantet u vendos fillimisht në masën 5 lekë për litër, për t’u rritur gradualisht në 27 lekë në vitin 2015, nivel në të cilin ka mbetur deri më sot.

Për momentin, masa mbetet në nivel propozimi dhe zbatimi i saj do të varet nga finalizimi dhe miratimi i ndryshimeve përkatëse ligjore./Scan

Tags: karburantitNdryshimShqiperiTaksa
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Shqipëria drejt sistemit të ri të riciklimit, qytetarët do të marrin paratë mbrapsht për shishet plastike
Aktualitet

Shqipëria drejt sistemit të ri të riciklimit, qytetarët do të marrin paratë mbrapsht për shishet plastike

October 29, 2026
WOB-AL kërkon transparencë të standardizuar të bordeve dhe fuqizim të kompetencave drejtuese në qeverisjen korporative
Ekonomi

WOB-AL kërkon transparencë të standardizuar të bordeve dhe fuqizim të kompetencave drejtuese në qeverisjen korporative

October 28, 2026
Shtrenjtohen produktet e shportës – Lufta me Iranin rrit kostot. Gjigantët paralajmërojnë çmime më të larta në 2027
Ekonomi

Shtrenjtohen produktet e shportës – Lufta me Iranin rrit kostot. Gjigantët paralajmërojnë çmime më të larta në 2027

October 28, 2026
Blen një pajisje të re elektroshtëpiake? Dyqanet do të detyrohen të marrin të vjetrën pa pagesë
Ekonomi

Blen një pajisje të re elektroshtëpiake? Dyqanet do të detyrohen të marrin të vjetrën pa pagesë

October 27, 2026
Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair
Ekonomi

Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

October 26, 2026
Bashkitë që kanë “vjelur” më shumë para nga ndërtimet
Ekonomi

Borxhet e administrimit të pallateve, masa më të forta për pronarët: Kamatëvonesa 30% dhe kufizime në Kadastër

October 26, 2026
Next Post
Shqipëria drejt sistemit të ri të riciklimit, qytetarët do të marrin paratë mbrapsht për shishet plastike

Shqipëria drejt sistemit të ri të riciklimit, qytetarët do të marrin paratë mbrapsht për shishet plastike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Shqipëria drejt sistemit të ri të riciklimit, qytetarët do të marrin paratë mbrapsht për shishet plastike

Shqipëria drejt sistemit të ri të riciklimit, qytetarët do të marrin paratë mbrapsht për shishet plastike

18 minutes ago
Hiqet taksa mbi karburantet? Kalon te taksat vjetore e makinave përfshirë edhe elektriket

Hiqet taksa mbi karburantet? Kalon te taksat vjetore e makinave përfshirë edhe elektriket

2 hours ago
WOB-AL kërkon transparencë të standardizuar të bordeve dhe fuqizim të kompetencave drejtuese në qeverisjen korporative

WOB-AL kërkon transparencë të standardizuar të bordeve dhe fuqizim të kompetencave drejtuese në qeverisjen korporative

17 hours ago
Instagram drejt videove të gjata, synon të sfidojë YouTube

Instagram drejt videove të gjata, synon të sfidojë YouTube

21 hours ago
Oferta fantastike e AllWeb: Blini 5 bileta, përfitoni të gjashtën FALAS!

Oferta fantastike e AllWeb: Blini 5 bileta, përfitoni të gjashtën FALAS!

23 hours ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset