Një koleksion dokumentesh nga autori Franz Kafka është tani në dispozicion të publikut në internet, pas restaurimit intensiv, katalogimit dhe dixhitalizimit.
Koleksioni i dixhitalizuar përfshin tre versione të drafteve të historisë së Kafka-s “Përgatitjet e Dasmës në Vend”, një fletore në të cilën ai praktikonte Hebraisht dhe qindra letra personale, skica dhe revista udhëtimi.
Kafka zbuloi talentin e tij për skicim në vitin e tij të parë të universitetit.
Vizatimet e tij janë kryesisht karikatura groteske të njerëzve që takoi, ose skica të vetvetes.
Koleksioni u la në Bibliotekën Kombëtare të Izraelit nga Max Brod, një mik të cilit Kafka i besoi djegien e shkrimeve të tij pas vdekjes së tij në vitet 1920.
Por Brod refuzoi dhe i botoi ato, duke bërë që Kafka të njihej si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX.
Pas vdekjes së Brodit në 1968, koleksioni Kafka u zhduk dhe Biblioteka Kombëtare u përfshi në një luftë 11-vjeçare “Kafkaesque” për ta sjellë koleksionin së bashku.
Hetuesit kërkuan dokumentet në Gjermani, Zvicër dhe në kasafortat e bankave në Izrael.
Grupi i fundit i letrave arriti në Izrael në 2019.
Pa mikun e tij të ngushtë Max Brod, puna e Kafkës pothuajse me siguri do të ishte zbehur në harresë.
Kafka vdiq në vitin 1924, në moshën 41 vjeç, pas një beteje shtatë vjeçare me tuberkulozin.
“Dokumentet Franz Kafka tani do të bashkojnë miliona artikuj të tjerë që kemi sjellë në internet vitet e fundit si pjesë e përpjekjeve tona për të ruajtur dhe transferuar pasuritë kulturore brezave të ardhshëm,”-tha Oren Weinberg, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Izraelit. “Pas shumë vitesh në të cilat këto dokumente ishin të paarritshme për publikun, ne jemi krenar që tani ofrojmë hyrje falas në to për studiuesit dhe miliona fansa të Kafka në Izrael dhe në të gjithë globin.“
Burimi: BBC News