• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

GUVERNATORI SEJKO ZHVILLOI TAKIMIN PËRMBYLLËS ONLINE ME MISIONIN E FMN-SË PËR SHQIPËRINË

June 14, 2021
in Aktualitet, Ekonomi, LAJM I FUNDIT, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Në datën 11 qershor 2021, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, dhe përfaqësues të tjerë të saj, zhvilluan online takimin përmbyllës me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga zj. Yan Sun, shefe e Misionit të FMN-së për Shqipërinë.

Diskutimet e këtij takimi u fokusuan në ecurinë e ekonomisë shqiptare, zhvillimet në sistemin financiar, ndikimin e pandemisë në ecurinë ekonomike dhe pritjet për rimëkëmbjen ekonomike gjatë periudhës së ardhshme.

Gjatë takimit, Guvernatori Sejko u shpreh se, ndonëse ekonomia shqiptare vijon të përballet ende me pasojat e pandemisë COVID-19 dhe ndikimin e saj në konsum, investime, punësim dhe në borxhin publik, treguesit kryesorë ekonomikë, tashmë kanë marrë një kthesë drejt përmirësimit.

Në vijim, lidhur me tregjet financiare, Guvernatori shtoi se kushtet monetare në ekonomi kanë qenë dhe vijojnë të mbeten akomoduese, ato operojnë të qeta, kursi i këmbimit shfaqet i qëndrueshëm, ndërsa sektori bankar ka vijuar të financojë bizneset dhe familjet. Këto zhvillime pasqyrojnë si shëndetin e bilanceve të sektorit bankar ashtu dhe reagimin e duhur të tij ndaj goditjes. Në muajin prill 2021, treguesi i kredive me probleme zbriti nën nivelin 7.8%, duke regjistruar vlerën më të ulët të regjistruar prej vitit 2009.

Në përgjigje të kësaj krize, Guvernatori Sejko theksoi se Banka e Shqipërisë, nëpërmjet uljes së normës bazë të interesit, ofroi stimulin e nevojshëm monetar, për të garantuar funksionimin normal të tregjeve financiare dhe për të nxitur më tej kreditimin e ekonomisë. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë ofroi lehtësi të mëtejshme për bizneset dhe familjet shqiptare, nëpërmjet lehtësimit të përkohshëm dhe të targetuar të mbikëqyrjes së rregulloreve të funksionimit të sektorit bankar, nëpërmjet moratoriumit gjashtëmujor të kësteve të kredisë dhe në formën e nxitjes së ristrukturimit të saj.

FMN-ja vlerësoi se qëndrimi i politikës monetare nga Banka e Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i përshtatshëm, duke i shërbyer nxitjes së konsumit dhe investimeve, çka do të kontribuojë më tej në rritje të punësimit e të pagave, në linjë me objektivin e inflacionit të përcaktuar nga banka.

Më tej, Guvernatori Sejko dhe përfaqësuesit e FMN-së diskutuan mbi prioritetet e politikave ekonomike. Gjatë diskutimeve, ata ranë dakord se politikat monetare e fiskale duhet të vijojnë të mbeten stimulues gjatë vitit në vazhdim, me synim ofrimin e mbështetjes së duhur për rritjen ekonomike. Më tej, forcimi i qëndrueshmërisë së rimëkëmbjes ekonomike duhet të shoqërohet me një vëmendje më të madhe drejt stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit, duke rritur njëkohësisht hapësirat e reagimit të politikave përballë sfidave të mundshme në të ardhmen. 

Në një horizont afatgjatë, përfaqësuesit e FMN-së theksuan nevojën e përshpejtimit të agjendës së reformave strukturore. Këto reforma duhet të synojnë rritjen e konkurrueshmërisë, përmirësimin e mëtejshëm të klimës së investimeve dhe të biznesit, si dhe forcimin afatgjatë të qëndrueshmërisë së financave publike, si instrumente që do të mundësojnë një rritje më të shpejtë e më të qëndrueshme të ekonomisë shqiptare.

Në përfundim, misioni i FMN-së falënderoi palën shqiptare për diskutimet e hapura dhe të frytshme./ProBizz.al/

Tags: Covid-19EcuriEkonomiFMNGent SejkoGuvernatorMisionShqiperiTakimYan Sun
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin
Aktualitet

Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin

August 25, 2026
Armëpushimi dyjavor SHBA-IRAN, ulet çmimi i naftës
Ekonomi

Nafta shtrenjtohet në Shqipëri, çmimi arrin në 219 lekë për litër

August 24, 2026
Makinat elektrike pushtojnë Evropën, një në katër makina të reja në korrik ishin elektrike
Bota

Makinat elektrike pushtojnë Evropën, një në katër makina të reja në korrik ishin elektrike

August 24, 2026
Përfitimet shëndetësore të mjaltit
Ekonomi

6% më shumë mjaltë në një vit, Shqipëria shton edhe 58 mijë koshere bletësh

August 22, 2026
Paratë shtohen në qarkullim – BSH: 45 miliardë lekë më shumë që nga janari
Ekonomi

Paratë shtohen në qarkullim – BSH: 45 miliardë lekë më shumë që nga janari

August 18, 2026
Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë
Aktualitet

Fahredin Kastrati, koleksionisti që e mban gjallë pasionin, dhe dashurinë për Dardaninë

August 15, 2026
Next Post
PANAIRI VIRTUAL I PUNËS DHE AFTËSIVE 2021

PANAIRI VIRTUAL I PUNËS DHE AFTËSIVE 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin

Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin

18 hours ago
OpenAI prezanton “ChatGPT for Teens”, versionin e ChatGPT të përshtatur për adoleshentët

OpenAI prezanton “ChatGPT for Teens”, versionin e ChatGPT të përshtatur për adoleshentët

19 hours ago
A duhet të konsumojmë vezë çdo ditë ?

Vezët nuk janë burimi i vetëm i proteinave: ushqimet që mund t’i sjellin më shumë organizmit

20 hours ago
Si të përgatiten familjet e pasura për kalimin e pasurisë te brezi i ardhshëm

Si të përgatiten familjet e pasura për kalimin e pasurisë te brezi i ardhshëm

20 hours ago
Të aplikosh për një punë nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Ta fitosh atë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë!

Të aplikosh për një punë nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Ta fitosh atë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë!

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset