• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Monday, October 26, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

NXITJA E KREDITIMIT NË EKONOMI

June 29, 2021
in Aktualitet, LAJM I FUNDIT, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Në datën 29 qershor 2021, në ambientet e Bankës Shqipërisë, u mbajt një takim diskutimi midis Bankës së Shqipërisë dhe Bordit Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave. Takimi u organizua me nismën dhe nëndrejtimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko. Të pranishëm ishin gjithashtu Zëvendësguvernatorja e parë e Bankës së Shqipërisë,zj. Luljeta Minxhozi, Zëvendësguvernatorja e dytë, zj. Natasha Ahmetaj, dhe drejtues të tjerë të Bankës së Shqipërisë, Kryetari i Bordit Drejtues të SHSHB-së dhe Drejtor i Përgjithshëm i OTP bank, z. Bledar Shella, anëtarët e tjerë të këtij Bordi, si dhe z. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i SHSHB-së.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte intensifikimi i dialogut dhe bashkëpunimit midis Bankës së Shqipërisë, Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe bankave tregtare që operojnë në Shqipëri, për çështje të lidhura veçanërisht me zhvillimet në sistemin financiar e bankar gjatë situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Guvernatori vlerësoi sektorin bankar në veçanti për reagimin e duhur ndaj goditjes së pandemisë, i cili vijoi pa asnjë ndërprerje aktivitetin, duke financuar bizneset dhe familjet. Ai theksoi se, gjatë pandemisë, bankat kanë shfaqur angazhim maksimal dhe vullnet të mirë për të kontribuuar në krijimin e lehtësive lidhur me masat e marra nga Banka e Shqipërisë dhe Qeveria Shqiptare, si dhe luajtën një rol aktiv deri në kapërcimin e plotë të situatës.

Më tej, pjesëmarrësit vlerësuan se sistemi bankar në vend mbetet solid dhe me tregues shumë të mirë të shëndetit financiar, i gatshëm për të dhënë gjithë kontributin e nevojshëm për rimëkëmbjen ekonomike. 

Ata diskutuan gjithashtu mbi rritjen e përpjekjeve të koordinuara dhe të ndërveprimit institucional, në kuadër të nxitjes së kreditimit të ekonomisë, përmes identifikimit të investimeve potenciale, me synim rimëkëmbjen e aktivitetit ekonomik të vendit dhe rritjes së kontributit të bankave në të.

Në vijim, takimi u fokusua në iniciativat e vazhdueshme të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, për të zhvilluar më tej tregun financiar dhe rritur transparencën në mbrojtje të interesave të publikut, duke përmirësuar kuadrin rregullativ në industrinë bankare, me fokus kredidhënien dhe transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare. Konsultimi i vazhdueshëm dypalësh ka qenë gjithmonë pozitiv dhe i orientuar drejt forcimit të praktikave më të mira.

Bisedimet u përqendruan edhe te modernizimi i mëtejshëm i sistemit të pagesave, i cili luan një rol mjaft të rëndësishëm si në edukimin dhe përfshirjen financiare të popullsisë, ashtu dhe në rritjen e formalizmit të mëtejshëm të ekonomisë, duke shërbyer njëkohësisht edhe si një masë shtesë në drejtim të parandalimit të pastrimit të parave.

Në përfundim, Shoqata Shqiptare e Bankave falënderoi Bankën e Shqipërisë për këtë takim mjaft pozitiv dhe frytdhënës, duke e përshëndetur veçanërisht përmbështetjen e ofruar për sistemin bankar gjatë kësaj periudhe sfiduese.

Të dyja palët shprehën angazhimin e plotë për vijimin e bashkëpunimit të ndërsjellët institucional, si dhe, me autoritetet qendrore dhe vendore, në funksion të njësektori bankar sa më të shëndetshëm dhe mbështetës të zhvillimit ekonomik të vendit.

Tags: Banka e ShqipërisëCovid-19EkonomiGuvernatorKreditimNxitjaQeveria
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035
Aktualitet

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

October 25, 2026
Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët
Te Pergjithshme

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

October 23, 2026
AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!
Evente

AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!

October 15, 2026
Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027
Destinacione

Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027

October 14, 2026
La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda
Te Pergjithshme

La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda

October 9, 2026
Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës
Aktualitet

Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës

October 5, 2026
Next Post
GRATË SIPËRMARRËSE KOSOVË – SHQIPËRI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

GRATË SIPËRMARRËSE KOSOVË - SHQIPËRI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

Biletat e avionit pritet të shtrenjtohen deri në 20% në vitin 2027, paralajmëron Ryanair

1 hour ago
Bashkitë që kanë “vjelur” më shumë para nga ndërtimet

Borxhet e administrimit të pallateve, masa më të forta për pronarët: Kamatëvonesa 30% dhe kufizime në Kadastër

2 hours ago
Punon pa pushim, por nuk ndihesh kurrë i suksesshëm? 3 shenja që puna po të merr jetën pa e kuptuar

Punon pa pushim, por nuk ndihesh kurrë i suksesshëm? 3 shenja që puna po të merr jetën pa e kuptuar

3 hours ago
Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

1 day ago
A e ul vërtet alkooli stresin e punës pas gotës së parë? Shkenca shpjegon çfarë ndodh në trurin tonë

A e ul vërtet alkooli stresin e punës pas gotës së parë? Shkenca shpjegon çfarë ndodh në trurin tonë

1 day ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset